Balla për Fazlliç: Të hetohen
edhe poltikanët që e ndihmuan 

Balla për Fazlliç: Të hetohen<br />edhe poltikanët që e ndihmuan 
Deputeti Taulant Balla kërkon një hetim më të thelluar për çështjen Fazlliç nga Prokuroria.

Sipas tij serbo-boshnjaku i njohur për lidhjet e tij me familjen Berisha dhe liderin aktual të PD-së, nuk ka vepruar i vetëm por është ndihmuar nga këta politikanë.

‘’Lulzim Basha nuk jep asnjë sqarim se përse e solli Damir Fazlliçin në Shqipëri, se përse e ka mbështetur, se përse e ka thirrur Drejtorin e Përgjithshëm të tatimeve në zyrë, për t’i kërkuar rimbursimin me 3 këste kompanisë ‘’Kronacositions’’, dhe të bashkëpunojë me drejtësinë më këtë çështje. Drejtësia dhe Prokuroria duhet ta shtrijë hetimin për aferën 1.5 milionë euro të Damir Fazllicit në ndërhyrje dhe në mbështjetjet politike që ka pasur ky individ. Damir Fazlliç nuk i ka marrë vetë 1.5 milionë euro nga tatimet, por i ka marrë me mbështetjen e Lulzim Bashës. Është shumë e rëndësishme që Prokuroria ta bëjë hetimin të plotë jo vetëm rimbursimim i paligjshëm, përfitimi, por edhe ndikimi poltik në mbështjetje të kësaj afere’’, u shpreh Balla. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen