Balla për LSI: Do e përmbysim
tepsinë e bashkëqeverisjes 

Balla për LSI: Do e përmbysim<br />tepsinë e bashkëqeverisjes 
Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla nga Përrenjasi deklaroi se do të përmbysim tepsinë e bashkëqeverisjes me partitë e interesave të vogla, referuar LSI në administratë.
 
"Ne jemi duke iniciuar një proces bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë dhe duhet të gjithë ta dinë që me votën e 25 Qershorit ne e përmbysëm tepsinë e bashkëqeverisjes me partitë e interesave të vogla, por prej 25 Qershorit jemi në bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.
 
E njëjta gjë edhe në Prrenjas, edhe në Rrajcë, edhe në Qukës duhet që të gjithë njerëzit, ata që na mbështetën e na votuan dhe ata që nuk na votuan duhet të përfshihen në këtë proces konsultimi për të identifikuar prioritetet më të rëndësishme që ne këmi përpara.
 
Në qytet të Prrenjasit, sigurisht që prioriteti ynë kryesor është punësimi, por përveç kësaj shumë shërbime të rëndësishme në infrastrukture të cilat duhen adresuar menjëherë.
 
Në çdo lagje ne të bëjmë takime me njerëzit, pa dallime. Ju lutem mos bëni dallime, ftojini të gjithë, edhe ata që e kanë mbështetur PS, edhe ata që nuk e kanë mbështetur, për një arsye apo për një tjetër, sepse në fund të fund të fundit, qyteti i Prrenjasit është i popullit të Prrenjasit,  nuk është i partive politike.
 
PS siç zhvilloi një fushatë KuqeZi, edhe qeverisjen do ta ketë KuqeZi, për të gjithë shqiptarët të bashkua
r”’ deklaroi ai.


dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre