Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla replikoi në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi duke e akuzuar se paraqitet si mbrojtës i mjedisit, ndërkohë që sipas tij përfaqëson interesat e sektorit të ndërtimit.
Balla deklaroi se nuk bën zakonisht replika me deputetët e rinj, por tha se nuk mund të pranonte atë që e cilësoi si hipokrizi politike. Ai tha se Muçi vjen nga një familje që ka ndërtuar në Tiranë dhe e akuzoi se flet për mbrojtjen e natyrës, ndërsa në realitet mbron interesat e ndërtuesve.
Kreu i grupit socialist ironizoi edhe bindjet ideologjike të deputetit duke thënë se ai paraqitet si komunist, ndonëse sipas Ballës ka përfituar nga kapitalizmi. Në fjalën e tij, ai deklaroi se teoritë e Marksit kanë dështuar dhe se shqiptarët i kanë provuar pasojat e tyre për 45 vite.
“Ti je nga ata që mjedisit i ke marrë shpirtin dhe vjen këtu si zëdhënës i shoqatës së ndërtuesve”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për investimet në Zvërnec, PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla-opozitës: Zogjtë e bufit si Flamingo nga Temu







