Balla përshëndet aksionin antikanabis në Krujë ku u asgjësuan 1200 bimë narkotike: Goditja duhet sistematike, çdo ditë

Balla përshëndet aksionin antikanabis në Krujë ku u asgjësuan 1200 bimë narkotike: Goditja duhet sistematike, çdo ditë

1689696539_96584b3eeefb48cebbf0322c042df12f.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të fundit të strukturave policore kundër kultivimit të narkotikëve, shtrirë në gjithë vendin.

Ai thekson në një mesazh në rrjetet sociale se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të intesifikohet.

"Përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër, lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort", pohon ministri.

Duke u ndalur tek të dhënat e ditës, raportuar nga policia, Balla nënvizon se kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë.

"Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në Malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë", shprehet kreu i Ministrisë së Brendshme.


Lajmi kryesor:

Shefi i ri i Policisë së Krujës zbret vetë në terren për kontrollin e kanabisit! Fton qytetarët të denoncojnë pa frikë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë