Shefi i ri i Policisë së Krujës zbret vetë në terren për kontrollin e kanabisit! Fton qytetarët të denoncojnë pa frikë

Dhjetë grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë vijojnë të kontrollojnë cep më cep Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.Operacioni antikanabis po drejtohet nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi i cili u emërua më 17 korrik dhe stafi i ri drejtues.

Gjatë një prononcimi, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është  mbyllur faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.   

Fillim i ri

Dhuna e djalit dhe vëllezërve të fisit Rraja por dhe anëtarëve të tjerë ndaj dy kushërinjve të fisit Maja sepse ato ishin ankuar se gurorja e tyre po u dëmtonte banesat nxorri solli shkrirjen e këtij komisariati dhe rinovimin e tërë strukturës drejtuse.

Dhe drejtuesit e rinj të komisariatit premtojnë se do i japin fund pandëshkueshmërisë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve të denoncojnë  

“Tashmë Policia e Krujës, me ristrukturimin e ri, ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe burimet njerëzore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmëritë, dhe në këtë kontekst ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, duke denoncuar në numrin 112, çdo paligjshmëri”deklaroi Alimadhi

Ndërkohë operacioni “Territori i pastër’ do të vijojë mbështetur nga Forca e Posaçme "Shqiponja" e DVP Tiranë dhe grupet e FNSh Tiranë. Ndërkohë gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
Balla përshëndet aksionin antikanabis në Krujë ku u asgjësuan 1200 bimë narkotike: Goditja duhet sistematike, çdo ditë

1689696539_96584b3eeefb48cebbf0322c042df12f.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të fundit të strukturave policore kundër kultivimit të narkotikëve, shtrirë në gjithë vendin.

Ai thekson në një mesazh në rrjetet sociale se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të intesifikohet.

"Përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër, lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort", pohon ministri.

Duke u ndalur tek të dhënat e ditës, raportuar nga policia, Balla nënvizon se kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë.

"Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në Malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë", shprehet kreu i Ministrisë së Brendshme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dor Muca: 20/07/2023 11:54

    ai barkmuti si esht shefi stacjonit sjeka ndrru??ai esht ajdut i mori vllait tm 500mij lek per avllin e spis

    Përgjigju
  • Dervensi: 19/07/2023 18:44

    Mir mo shefo! Por jane polic spiun qe tregojne denoncuesin!Jane vete policet bashkpuntore me kultivuesit,qe marin para,dhe eshte e kot te denoncosh,se te keqen e keni ne radhet tuaj!po nuk u pastrua kjo polici eshte e veshtire te vendoset rendi ne ket vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja