Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr. 4 në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa.
Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjës shumë problematika të trashëguara filluan të marrin një drejtim tjetër.
“Eriselda për mua personalisht është një surprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave’ dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të trashëguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjenci dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri. Unë jam shumë i kënaqur që për një kohë të shkurtër jo vetëm që kemi përgatitur projektet, jo vetëm që kemi arritur të sigurojmë financimin por po hyjmë në një fazë të re të transformimit të Lushnjës.
Gjëja e parë, të cilën edhe ministria do tjua konfirmojë, ne kemi folur pa ditur që do të vinte kjo fushatë ne kemi biseduar me ministren dhe me kryeministrin që një prej projekteve që ne presim ta financojmë në Bashkinë Lushnje është projekti i madh i Unazës, të cilin duam ta shndërrojmë në një rrugë tregtare, e cila do të sigurojë shumë vende pune, por rruga tregtare duhet të ketë trotuare, vijëzime, një rrugë me standarte që të mbrojë këmbësorin por të dhe të drejtat e automjeteve. Ndaj për të gjitha këto ju jap fjalën që do të sigurojmë financimin e Unazës së Lushnjes e cila është një gangrenë e vjetër por që koha për ta ndryshuar ka ardhur tani dhe këtë nuk e lidh me zgjedhjet e 6-marsit por me nevojën e zhvillimit të bashkisë së 7 më të madhe në Republikë. Për ata që nuk e dinë Lushnja është një ndër bashkitë më të mëdha në Republikë dhe si e tillë pa një unazë të qenësishme si ajo që duam të ndërtojmë do jetë e pamundur të justifikojmë besimin”, u shpreh Balla.
Ndërsa ministrja Balluku gjatë fjalës së saj garantoi mbështetje për disa projekte të mëdha infrastrukturore që do të nisin këtë vit në qytet dhe disa fshatra në Bashkinë Lushnje.
“Ne nuk kemi reshtur në asnjë moment duke ngritur kantiere ndërtimi duke investuar në shërbimet bazike, ato që prekin çdo qytetar, kështu që Lushnja do të ketë mbështetje maksimale nga qeveria, këtë e kam mandat të kryeministrit ua them është një nga zonat më prioritare për ne.
Muajin tjetër fillon gara për ndërtimin e “Korridorit Blu”, dhe një nga segmentet më të rëndësishme të këtij korridori i përket nga Rrogozhina në Lushnje për tu lidhur më pas me bypass-in e Fierit. I gjithë ky projekt do të sjell një ndryshim shumë të madh përgjatë autostradës pasi autostrada ekzistuese do të kthehet në një autostradë të kategorisë A, pra një autostradë e shpejtësisë së madhe dhe të ndërtohen rrugët paralele me të, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit. Kudo ku kjo autostradë kalon duke u nisur nga Tirana dhe deri ne bypass-in e Fierit dhe për më tepër kjo do të na detyrojë ne që të futemi dhe në zonat e brendshme duke bërë unazën dhe gjithçka tjetër që do të lidh qyetetin e Lushnjes me autostradën”, u shpreh Balluku.
Pregatitne terenin për kanabizim se ushqimet do iu vin nga vuçiçi o të mallkuar qofshi
PërgjigjuMos e vrej mendjen se sa te ken Birishen gjall, serbet i kemi mes nesh. Tamom rrac sllobodanke