Balla: Protestë e deputetëve që në 
kohën e tyre rritën cmimin e naftës

Balla: Protestë e deputetëve që në <br />kohën e tyre rritën cmimin e naftës
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës kundër rritjes së çmimit të karburantit duke publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të makinave që ndaluan para kryeministrisë në shenjë proteste.
Balla ka shpjeguar në postim se makinat në foto janë të gjitha të deputetëve të Partisë Demokratike, si dhe të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.Në foton që Balla ka publikuar duken Fatbardh Kadilli, Pal Dajci, Ndricim Babasi, Luçiano Boçi, Genc Pollo si dhe më tej ish-nëndrejtori i rrugëve Lefter Kostenja dhe fillojnë me radhë të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë.
 
Po ashtu Balla ka akuzuar se pronarët e këtyre mjeteve janë të njëjtët qytetarë që në kohën kur çmimi i karburantit ishte 2000 lekë nuk bënë asgjë por sot që është 1550 lekë ankohen.

protesta per naften

Më poshtë statusi i plotë i Taulant Ballës në Facebook

Protesta e qytetareve apo protesta deputeteve, ish-deputeteve, ish-drejtoreve dhe drejtoreve te Lulit
Shikoni keto pak makina te ndaluara para Kryeministrise. Makina boje kafe eshte makina e Fatbardh Kadillit, i cili qendron ne kembe prane saj. Po keshtu makina tjeter, ish-makina e Parlamentit ne pronesi te ish-deputetit Pal Dajci (ne foto). Kjo makine eshte privatizuar nga Jozefina Topalli ne interes te Pal Dajcit per shumen qesharake 800.000 leke. Makina tjeter luksoze Benz Mercedez eshte makina e Ndricim Babasit (ne foto). Dy makinat e tjera jane te Luciano Bocit dhe Genc Pollos. Me tej ish-nendrejtori i rrugeve Lefter Kostenja dhe fillojne me radhe te gjithe drejtoret e Bashkise Tirane. Keta jane qytetaret qe nuk bene asgje kur cmimi ishte 2000 leke, por po ankohen tani pse cmimi eshte 1550 leke.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim