Balla: Gjykata Amerikane fundos Shkelzen Berishën, tani SPAK të rihapë Gërdecin (FOTO)

Balla: Gjykata Amerikane fundos Shkelzen Berishën, tani SPAK të rihapë Gërdecin (FOTO)

Shkelzen Berisha dhe Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar te PS Taulant Balla ka postuar vendimin e Gjykatës së Floridas, e cila ka hedhur poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.

Në postimin e tij Balla thekson se tashmë edhe autoritetet amerikane kanë hedhur poshtë pretendimet e familjes Berisha, ndërsa lë të kuptohet se tragjedia e Gërdecit, mund të jetë një ndër çështjet që mund të rihapet me organet e reja të drejtësisë siç është SPAK.

Gjykata Amerikane fundos berishët! Rihap Gërdecin.

Gjykata Amerikane e Distriktit Jugor të Floridës vendosi 11 vite pas 15 Marsit 2008 ri-hapjen e krimit shtetëror të Gërdecit, duke hedhur poshtë alibitë e berishëve. Gjykata e Floridës ka arsyetuar se Shkëlzen Berisha nuk shkoi kurrë para drejtësisë për Gërdecin dhe se drejtësia në Shqipëri deri më tani është mjaftuar vetëm me burgun e peshqve të vegjël.

Është një akt juridik, indicie e pakontestueshme për SPAK, ky vendim gjykate për të rihapur hetimin mbi rolin e Shkëlzen Sali Berishës në dy aferat e mëdha të Gërdecit, atë të demontimit dhe atë të trafikut të armëve, dy histori ku ky ka vepruar me të njëjtin grup pune. Provat janë pa fund dhe shumë më tepër se ato që i kanë mjaftuar Gjykatës e Floridës.

Drejtësia amerikane ka hedhur tashmë poshtë pretendimet e berishëve duke pushuar çështjen që Shkzëlen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms and the Dudes”.

Vendimi është bërë publik në këtë 11 vjetor të tragjedisë së Gërdecit dhe në argumentet e saj Gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe inevstigimeve të mediave më të rëndëdsishme botërore si New York Times, dokumentari i televizionit Al Jazeera-s, mediave shqiptare dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij duke ju referuar librit të Lawson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsideron Shkëlzenin një vrasës të mundshëm të babait të saj. Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të bizinesit të trafkut të armëve nga Shqipëria në të cilën është i përfshirë Shkëlzen Sali Berisha.

Kush mendon se drejtësia harron, e ka gabim!

Gjykata amerikane konfirmoi akuzat e shqiptarëve, të disa mediave shqiptare, të miat, të Erjon Braçes dhe kolegëve të tjerë” shkruan Balla

Një ditë më parë, një gjykatë në Florida, hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan të librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”.

Në argumentet e saj gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe investigimeve të mediave më të rëndësishme botërore si NeëYork Times dokumentari i Al Jazeres, shtypit lokal shqiptar dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij.

Dokumenti i postuar nga Taulant Balla

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/03/2019 11:10

    O Balle mos na u bo dhe ti si Salianji tani... Mos se nuk jena mo n vitet 90, do ju vrasi poplli me gur t gjithve o qafira... Ky proces ka qen për shpifje jo për Gërdecin

    Përgjigju
  • Meta: 18/03/2019 09:27

    Kete kriminel me origjine serbomalazeze, duhet ta denoni ne Tirane,sepse demtim.vrasje e krime ekonomike e vjedhje ka kryer ne Shqiperi dhe ne dem te shqiptareve. Ky eshte krimineli deluar nga nje familje tashme te njohur ne rajon me kriminale, me kryekriminelin Salih Berisha.

    Përgjigju
  • Tropo jano: 18/03/2019 04:14

    Sdo kaloj shum uje nen ure pa u rrasur ne burg ky gjysem mashkull.

    Përgjigju
    • Tropozhano: 18/03/2019 09:22

      Ja ke par pse gjysem mashkull esht thua ai ka nje super femr o tropoxha

  • Ignorum: 18/03/2019 03:15

    O zot, pse duhet me pas te tille injorante?! Kjo eshte tamam si ajo shprehja "Moj dudi moj dudi, ku te q.. une e ku pjerdh ti". Sa i trashe

    Përgjigju
  • Loni: 17/03/2019 20:04

    O pallosh jepja dikujt qe kupton anglisht se kjo ska te bej me gerdecin hich

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen