Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me solidarizimin e organizatës “Rinia e Epirit të Veriut” (“Νεολαία Βορειοηπειρωτών”) me “patriotët” në protestë, duke theksuar se vendimmarrja për qeverinë shqiptare i takon vetëm qytetarëve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se organizata në fjalë është solidarizuar me protestuesit dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë shqiptare. Ai përsëriti qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me termin “Epiri i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar.

“Na qenka solidarizuar edhe “Rinia e Eipirit të Veriut”-“Νεολαία Βορειοηπειρωτών” me “patriotët” tanë në protestë. Kërkojnë dhe këta rrëzimin e Qeverisë së Shqipërisë. Dëgjojeni dhe një herë siç e keni dëgjuar shpesh nga Edi Rama dhe nga ne: Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët!”, shkruan Balla.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?