TIRANË - Deputeti dhe nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në disa media se në seancën e fundit Parlamentare, ligjvënësit kanë votuar për rritje pagash për veten e tyre.
Ndërsa mohon që të ketë rritje pagash, Balla thekson se janë bërë shkurtime. Ndër shkurtimet, shkruan Balla në rrjetin social “Facebook”, janë hequr edhe qiratë e shtëpive për deputetët e qarqeve pranë Tiranës.
Ndërsa bën të ditur se për herë të parë këtë vit deputetët marrin 0 lekë shpërblim për fundvit, Balla shton se nesër Kuvendi i Shqipërisë do të sqarojë se janë bërë shkurtime, por jo rritje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com