Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet drejt standardeve të BE

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet drejt standardeve të BE

Shqipëria e ka domosdoshmëri ngritjen e grupeve vullnetare për angazhimin në situata të vështira me zjarret, krahas shërbimit zjarrfikës.

Në Ministrinë e Brendshme u organizua një takim me partnerë, me fokus mbështetjen e shërbimit zjarrfikës në vend.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE.

"Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve  në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim", nënvizoi Balla, në takimin ku morën pjesë përfaqësues të organizatave e ambasadave në Tiranë që kanë dhënë e japin kontribut në shërbimin zjarrfikës.

Ministri i Brendshëm u shpreh se duhen ngritur edhe në Shqipëri modelet e suksesshme, siç janë në Europë, të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë