Balla takim me Ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg: Shqipëria u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë

Balla takim me Ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg: Shqipëria u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë

Galit Peleg dhe Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg

Balla nënvizon se marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është e shkëlqyer si dhe thekson që në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit - 27 Janar, i është propozuar Kuvendit të Shqipërisë organizimi i një seance të posaçme përkujtimore.

“Kënaqësi të prisja në një takim Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. Marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer. Ndërsa vitin e ardhshëm Shteti i Izraelit feston 75 vjetorin e krijimit të tij, si në çdo janar do të përkujtojmë viktimat e Holokaustit. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar jetën e tyre e të familjeve. Në themel të këtij fakti të gjithëpranuar botërisht, pra të mikpritjes shqiptare për hebrenjtë, qëndron kodi i nderit i shqiptarëve, që përcakton se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe se miku ka besën e shqiptarit, i cili është i gatshëm ta mbrojë me jetën e tij.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit - 27 Janar, i kemi propozuar Kuvendit të Shqipërisë organizimin e një seance të posaçme përkujtimore”, shkruan Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet