Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e fshatit Labinot Katund.
Gjatë takimit Balla u shpreh se ligji duhet të ndëshkojë këdo që tenton të blejë votën.
“Ligji kësaj radhe duhet të ndëshkojë këdo që tenton të blejë votën. Sepse nëse e shet votën nuk ka për të të respektuar njeri. Do shkosh t’i kërkosh përgjegjësi, do të thotë: “Çfarë do? Të kam blerë votën.”, tha Balla ndër të tjera gjatë takimit.
Ai ndau dhe një video nga takimi në rrjetin social, Facebook.
“Takim me banorë të fshatit Labinot Katund. Vota është e lirë! Vota është e fshehtë! Shitblerja e votës përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi”, shkruan Balla në postimin e tij.