Balla takim me banorët në Labinot Fushë: Votoni Partinë Socialiste për të vazhduar zhvillimin e vendit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët në Labinot Fushë të Elbasanit.  Ai e nisi fjalën e tij duke folur mbi problemet e trashëguar që ka kjo zonë.

“Labinoti është një njësi e madhe që ka nevojë për vëmendje me shumë se kemi arritur deri më tani. Në 4 vitet e mandatit të ri do të rrisim mundësinë e zhvillimit ekonomik të kësaj zone. Na duhet të zgjidhim problemet e trashëguara. Asnjë familje nuk do të ketë probleme me furnizimin me energjinë elektrike. Jemi në fazën përfundimtare të azhornimit te tokave”, tha Balla.

Më tej Balla iu rikujtoi banorëve se duhet të votojnë Partinë Socialiste që puna të mos ndalet dhe konsideroi opozitën “fosile” që mbajtën vendin peng për 30 vite.

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme që ka pasur Shqipëria në këto 30 vite. Në njërin krah kemi fosilet e 30 viteve nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhe në krahun tjetër janë Edi Rama me Partinë Socialiste për të mbrojtur gjithçka që kemi arritur deri më tani. Ky mandat nuk ishte normal por ishte i prerë përgjysëm. Pasi të kalojmë situatën e pandemisë ne do të vazhdojmë me zhvillimin e kësaj zone” tha ai.

Ai tha se Partia Socialiste ka çliruar mësuesit nga pengmarrja politike në fushata dhe rikujtoi ndryshimin e rrogave dhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojnë.

“Kemi rritur ndihmën ekonomike me 7 herë më shumë nga ajo e 2013. Ne do ti gjendemi pranë familjeve në nevojë dhe pensionistëve. Unë dhe Edi Rama premtojmë vetëm gjëra konkrete dhe jo si Luli. Partia Socialiste do e marrë këtë mandat të ri, sepse kjo zonë nuk besoj se do ja japë votën një deputeti që godet me grushte. Ne kemi çliruar mësuesit nga pengmarrja politike që kishte nëpër fushata dhe iu ka dyfishuar rrogën” tha ai.

Balla premtoi se Elbasani do të jetë në kryeqendrën e vëmendjes së Partisë Socialiste dhe tregoi se Labinoti do të kthehet në zonën tregtare të Elbasanit duke krijuar shumë vende pune.

“Elbasani do të jetë në kryeqëndren e vëmendjes së Partisë Socialiste siç tha edhe kryeministri. Nëse ne e kthejmë Labinotin në zonën tregtare të Elbasanit, mendoni sa vende pune do të hapen. Do të garantojmë pagën minimale 400 mijë lek dhe pa asnjë taksë” tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim