Balla, takim me deputetin francez Son-Forget: Shqipëria i ka përmbushur detyrat, kërkojmë mbështetjen tuaj për në BE
Deputeti socialist Taulant Balla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me deputetin francez Joachim Son-Forget, ku subjekti kryesor ka integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi.
Balla i kërkoi deputetit të “La Republique en Marche” mbështetjen e partisë së tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Shqipëria e ka nisur tashmë procesin “screening” dhe se ka përmbushur ndërkohë edhe një sërë prej detyrave që ka ky proces. Deputeti Balla theksoi më tej, në kuadër të Reformës në Drejtësi, se brenda dhjetorit do të ngrihen tre institucionet kryesore të drejtësisë (KLGJ, KLP dhe KED) dhe se procesi i Vettingut tashmë është një sukses.
Për sa i përket një prej shqetësimeve kryesore që qeveria franceze ka pasur, atë të azilkërkuesve, Balla sqaroi gjatë takimit se Shqipëria e ka zgjidhur këtë problem dhe se numri i shtetasve që kërkojnë azil është ulur në mënyrë drastike. Sipas deputetit socialist, Shqipëria është bërë vend pritës i emigrantëve që vijnë nga Siria dhe Iraku, pasi sipas tij, tanimë shihet si një rrugë kalimi për në vendet europiane.
Deputeti francez Son-Forget siguroi nga ana e tij se Shqipëria është në rrugën e duhur në përmbushjen e reformave, pasi sipas tij, ka bërë një punë vërtetë të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigrimit të paligjshëm. Si njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, deputeti francez theksoi më tutje edhe rëndësinë që ka integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim, Balla shoqërohej nga zëvendësministrat Julian Hodaj, Petro Koçi dhe Teuta Vodo, e cila është njëkohësisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
42.7%
-
Negativ
44%
-
Jam i/e dyzuar
13.3%
Vota total: 5882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iu turr Ballës me mikrofon të shkulur, hidrocentralet që mori deputeti i PD Petrit Doda nga Berisha në Lurë! Si i ka kamufluar në emrin e familjarëve (DOKUMENTET)
13 Shkurt, 14:59
-
Berisha në oborrin e Parlamentit, lexon mesazhe në celular: Çanta dhe telefoni im janë minierë ari, janë 1 mln përgjime të shërbimeve partnere! Ramën e kanë zënë gjëmitë
13 Shkurt, 14:43
-
VIDEO/ Sherr në Kuvend, deputeti opozitar Doda tenton të godasë Ballën në foltore, ndërhyn Garda: Ju përdor 'bufi i kënetës', më 11 Maj do ju mundim thellë!
13 Shkurt, 12:58
-
Bleu shefin e fushatës së Trump, Berisha nuk tregon sa kushtoi kontrata: S’u mora unë me negociatat! Balla: Bëni transparencë
10 Shkurt, 18:50
-
Akuzat e Berishës ndaj Ramës dhe familjes, Balla: Po ke këllqe kallëzoji në SPAK! Të kujtohet Sali ç'ke thënë për Metën?
10 Shkurt, 17:59
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama mbledh 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e Diasporës! Asnjë fjalë për Kosovën, udhëton drejt Shkodrës
10 Shkurt, 10:15
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Balla dhe Kushi takime me sipërmarrësit shqiptarë në Dyseldorf: Diaspora kontribut në ekonominë e vendit, do ketë përfaqësuesit e vet
8 Shkurt, 14:52
-
Berisha premtoi çmontimin e SPAK nëse fiton zgjedhjet, Rama garanton vijimin e reformës në drejtësi: Oxhaku me blozë e mangallet e vogla duan t'i hedhin lakun
8 Shkurt, 13:18
-
Balla takim me kontabilistët shqiptarë të Italisë, vlerëson rolin e tyre si urë lidhëse mes dy vendeve
6 Shkurt, 17:31
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
Me pallen te kapur e kemi BE eshte I NEVERITSHEM kur flet dhe ben politike me te huajt
Përgjigju