Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi

Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi

Ministri Taulant Balla, në takimin me Diasporën në Angli

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot (6 tetor) një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër.

Në fjalën e tij, ministri Balla tha se vota e diasporës në Zgjedhjet e pranverës së ardhshme, është një moment historik për demokracinë shqiptare.

Ai kujtoi se vendimi i 26 Korrikut nga parlamenti ishte historik dhe një “borxh” që u kthehej shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe në këto tre dekada s’kanë pasur mundësi votimi përveçse nëse udhëtonin drejt Shqipërisë.

“Sa herë që vija këtu, në diskutim kishim me një pjesë të madhe prej jush, që thonin që mirë, dakord Taulant, ne ju mbështesim , por ne kur vjen dita e zgjedhjeve nuk kemi si të votojmë , tani të marrim avionin të vijmë ditën e zgjedhjeve dhe të tjera me radhë,  kjo është e pamundur. Ndaj vendimi i 26 Korrikut të Kuvendin e Shqipërisë i dha një zgjidhje përfundimtare, do e quaja një gabimi, një borxhi që Shqipëria ka ndaj të gjithë bashkatdhetarëve tanë në çdo cep të globit, e që meritojmë shumë respekt  dhe mirënjohje, për të gjithë atë kontribut 33-vjeçar, si në atë të ekonomisë!”, tha Balla.

Më tej ai vuri në dukje se shumë prej emigrantëve nuk e kanë kuptuar se si funksionon ky proces i ri, duke e shpjeguar.

“Do të jetë një proces i cili fillon më regjistrimin, pra nuk je automatikisht votues vetëm pse ke mbushur 18 vjeç, siç është në Shqipëri, kjo nuk do të jetë kështu. Ky do të jetë një proces një kalon para një regjistrimi që duhet ta nxisim dhe unë sot këtu, jo për oportunizëm por e them, është shumë e rëndësishme dhe për Partinë Socialiste, objektivi ynë më i madh është të nxisim sa më shumë vëllezër e motra tanë që jetojnë në diasporë, që të bëhen pjesë e këtij procesi, e të tregojmë që realisht kemi një diasporë të madhe”, tha ministri.

Ai iu referua edhe shifrave, ku ka gati një numër të barabartë mes atyre që jetojnë në Shqipëri dhe Diasporë. Balla tha se janë 1.85 milionë votues në Shqipëri dhe 1.75 në diasporë, me të drejtë vote.

“Duke filluar nga data 12 Janar, KQZ -ja do të ketë gati një portal, përmes të cilit çdo qytetar shqiptar të votojë, për ditën e zgjedhjeve që nuk ndodhet në Shqipëri. Kanë të drejtën që të deklarojnë aty ku jetojnë përkohësisht ose përherë siç është pjesa më e madhe e juaja këtu, që të regjistrohen dhe të jenë në faqen ëeb “Diaspora.voton.al” për shembull, se do e caktojë KQZ. Nga 21 Janari dhe deri diku nga 7-8 marsi , 53 ditë afërsisht sepse duhet një 7 ditësh që të bëhet pastrimi i këtyre listave”, sqaroi Balla.

Ministri shpjegoi për emigrantët edhe arritjet e qeverisë në mandatet e saj, në drejtimin e kryeministrit Edi Rama, që nga viti 2013 dhe në vijim. Ai theksoi se PS kërkon që për mandatin 2025-2029 të kenë numrat e duhur në Kuvend, edhe me votat e diasporës dhe që sipas tij, lidhet edhe me “anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Balla tha se Shqipëria tani po transformohet edhe si destinancion i rëndësishëm turistik, duke kujtuar takime me zyrtarë apo qytetarë britanikë që i kanë treguar se ishin impresionuar nga vizita në vendin tonë.

“Kjo nuk ndodhte 12 vite më parë. Para 12 viteve në gazetat britanike lajmi për Shqipërinë ishte kryesisht kronikë e zezë, ndërkohë që sot pothuajse në të gjitha gazetat ditore, portalet angleze flitet për brigjet e bukura të Shqipërisë. Shqiptarët e Britanisë kanë shkëlqyer në shumë fusha, madje të jenë  edhe në ajkën e shoqërisë britanike në të gjitha fushat, në sipërmarrje, në jurisprudence, në art si Dua Lipa etj.”, tha Balla.

Në fund ai bëri thirrje për pjesëmarrje, duke kujtuar se “sa më e madhe është pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e fortë është edhe demokracia.

Ai vuri theksin edhe te gjuha amtare për fëmijët e diasporës.

“Historia do të na dënojë nëse ne nuk i marrim masat sot që çdo fëmijë i një familje shqiptare ose të paktën një prindi shqiptar të mos i mundësohet mësimi i gjuhës ame, i gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është gjuhë e një kombi i cili ka luftuar shumë për ta mbrojtur gjuhën e vetë. Tani i kemi të gjitha mundësitë që të paktën një detyrim ta bëjmë fëmijën tonë të mësojë gjuhën shqipe”, u shpreh ministri në fund të fjalës së tij.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'