Balla takim me fermerët në Cërrik: Meta ka braktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojën selisë së ndonjë partie politike

Balla takim me fermerët në Cërrik: Meta ka braktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojën selisë së ndonjë partie politike

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla gjatë vizitës së tij në Cerrik

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Njësisë Administrative Klos në Cërrik.

Në krah të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla dhe kandidatëve për deputet Luan Duzha dhe Shkëlqim Bullari, Balla teksa foli për naftën subvencionin e naftës për sektorin e bujqësisë shprehu keqardhjen që   numri i atyre që kanë aplikuar për naftën pa akcizë është shumë i ulët.

“Është një përfitim i drejtpërdrejtë dhe është e vërtetë që ne na duhet të rrisim mbështetjen në bujqësi. Por të gjithë duhet ta pranojmë që kjo mbështetje gjithmonë e çdo vit ka ardhur duke u rritur. Koha kur AZHBR përdorej nga LSI-ja për vota elektorale ka përfunduar në vitin 2017. Të dashur motra e vëllezër, këto zgjedhje përveç punëve publike që kemi këtu e që jemi duke çuar përpara, nuk janë zgjedhje komunale, nuk do zgjedhim në 25 prill kryetarin e komunës. Në 25 prill do zgjedhim se në cilin drejtim duhet të ecë Shqipëria, a do të vazhdojë të ecë Shqipëria në këtë drejtim të çuarjes përpara të reformës në drejtësi?

Duke u ndalur tek vendimi i Prokurorisë speciale anti-korrupsion, e cils ka kërkuar dy vite burg për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

“Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dënohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka braktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk është dhe nuk mund të krahasohet dot me fuqinë transformuese të Edi Ramës. Tani t’i themi gjërat troç; edhe demokratët që mund të jenë këtu. Beson ndonjëri nga demokratët që Luli mund të bëjë dot punën e Edi Ramës?”, deklaroi Balla

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 21/03/2021 06:53

    E paska gjetur punen e ardhshme likja injoranti dhe kokemadhi, roje e selive qe do te jene ne opozite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar