Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me René van der Linden, President i Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Balla ka vlerësuar figurën e René van der Linden si dhe ka theksuar rolin e tij si një mik i shkëlqyer i vendit tonë.
“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës René van der Linden. Me një përvojë shumë të gjatë parlamentare, me një kontribut të spikatur qoftë si anëtar, raportues dhe më pas në drejtimin e Asamblesë Paramentare të KiE gjatë viteve 2005-2008, René van der Linden ka qenë dhe mbetet një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.