Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit Taulant Balla gjatë një takimi me të rinjtë u tha atyre se PS është një parti që nuk mund të krahasohet me Sali Berishën apo Ilir Metën, që kanë marrë ç'kanë dashur me vendin në 30 vite. Balla tha rinia e Gramshit duhet të jetë e para që më 25 prill “shkundin” votën për PS.
“Si mund të jetë njëlloj Besian Ajazi me Sali Berishën, me Ilir Metën apo Monika Kryemadhin? Ata kanë marrë çfarë kanë dashur këto 30 vite”, tha Balla.
Sa i përket investimeve të bëra nga PD në Gramsh, Balla tha se nën qeverisjen e tyre ky qytet ishte një xhep i humbur.
“Deri në vitin 2015 Gramshi ishte si një xhep i humbur ku nuk ja vlente të investoje. I takonte PS ta shndërronte Gramshin në një destinacion. Nuk kanë të krahasuar investimet tona me investimet e PD. Janë 10 fish më të larta se në kohën e PD”, tha Balla.