Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me filantropin bullgar dhe themeluesin e Bulgarian Memory Foundation, Milen Vrabevski.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë takimit u vlerësua rëndësia e iniciativave kulturore, arsimore dhe rinore në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes vendeve të Ballkanit.

“Mirëprita Milen Vrabevski, filantrop dhe themelues i Bulgarian Memory Foundation, një personalitet i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të të rinjve, kulturës dhe bashkëpunimit rajonal. Vlerësuam rolin që kanë iniciativat kulturore, arsimore dhe rinore në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë”, shkruan Balla.

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia e nxitjes së dialogut kulturor dhe mbështetjes së projekteve me fokus integrimin europian dhe afrimin mes të rinjve në rajon.