Balla takon deputetët gjermanë
"Të thellojmë bashkëpunimin"

Balla takon deputetët gjermanë<br />"Të thellojmë bashkëpunimin"
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani u takua sot në një takim me raportuesit e Bundestagut Gjerman për Shqipërinë, Thorsten Frei (CDU), Christian Petry (SPD), Manuel Sarrazin (Bündnis 90/ Grüne) dhe Andrej Hunko, (Die LINKE).

Në fjalën e tij, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, jo vetëm me delegacione zyrtare, por edhe me konferenca të përbashkëta me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe kushteve që ofron vendi ynë në thithjen e investimeve gjermane, si dhe i njohu parlamentarët gjerman me reformat e ndërmarra duke vënë theksin tek lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioni si edhe krijimin e një administrate moderne.

Në emër të delegacionit të Bundestagut Gjerman, Manuel Sarrazin e uroi deputetin Balla për punën e deri tanishme të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani për përmbylljen me sukses të disa investimeve konkrete të sipërmarrjes gjermane në Shqipëri. Po ashtu, Sarrazin vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve duke shtuar domosdoshmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve të grupeve të miqësisë në mënyrë që të krijohen kushtet për të afruar edhe më shumë biznesin gjerman drejt Shqipërisë.

Në mbyllje të takimit, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla dhe parlamentarët gjermanë, diskutuan rreth mundësisë të zhvillimit të një ekspozite promovuese për Shqipërinë në Bundestag me qëllim prezantimin e vendit tonë si një atraksion për biznes dhe për turizëm.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë