Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, njëheresh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën gjatë qendrimit në New York u takua me dy yjet e America’s Got Talent Balla Brothers Brothers - Arnoldin dhe Artanin, të cilët sapo thyen për të dytën herë rekordin Guinness.
Gjatë bisedës me dy vëllezërit e talentuar shqiptarë ministri Balla tha se rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri.
“Me dy yjet e America’s Got Talent Balla Brothers Brothers - Arnoldin dhe Artanin New York, të cilët sapo thyen për të dytën herë rekordin Guinness. Rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri”, shkruan Balla në videon e publikuar në rrjetet sociale.