Balla takon Nothele: 30 qershori nuk shtyhet, hap i rëndësishëm në konsolidimin e shtetit ligjor

Balla takon Nothele: 30 qershori nuk shtyhet, hap i rëndësishëm në konsolidimin e shtetit ligjor

Zgjedhjet e 30 qershorit dhe situata politike në vend kanë qenë ë diskutimeve mes kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, amabasador Andrea Nothele. Siç informon zyra e shtypit, Balla e informoi Nothele lidhur me punën e kryer nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të miratimit të ligjeve të Paketës së Reformës në Drejtësi, duke u shprehur se vetëm para pak ditësh u përmbyll edhe ligji i fundit, ndër 30, i kësaj pakete. Kuvendi i Shqipërisë është plotësisht funksional, teksa ¾ e deputetëve të opozitës kanë rimarrë detyrën.

“Zgjedhjet e 25 Majit 2017 ishin zgjedhjet më të qeta dhe të gjithëpranuara. Si kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, të gjithë procesverbalët e çdo qendre votimi u firmosën nga të gjithë komisionerët, në total 35 mijë, gjysma prej të cilëve të opozitës, pa asnjë kontenstim të rezultatit final dhe vendimi i KQZ për shpalljen e rezultatit përfundimtar ishte 7 me 0. Për herë të parë dhe të vetme në historinë e vendit, mbarëvajtja e tyre u kontrullua nga vetë Partia Demokratike në opozitë. Ishte Lulzim Basha ai që në 2017-n kishte nën kontroll KQZ përmes Kryetarit dhe shumicës së anëtarëve, Ministrinë e Brendshme, Ministritë e Financave, Arsimit, Shëndetësisë, Drejtësisë, zv.Kryeministrin, OSSHE, ALUIZNI-n, burgjet, hipotekat dhe AZHBR-në”, u shpreh Balla.

Ai ka ripërsëritur deklaratat e se zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen, pasi nuk mund të cenohet Kushtetuta.

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Balla shprehu bindjen se pavarësisht situatës politike të krijuar në vend, Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm historik, pasi pritet që nesër në mesditë Komisioni Europian të rekomandojë ashtu si para një viti fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE-së dhe Shqipërisë, bashkë me Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ambasadori Nothele nga ana e tij deklaroi se integriteti i institucioneve nuk duhet diskutuar dhe se debatet politike duhet të zhvillohen në institucionet e zgjedhura demokratike.

Ndërsa, lidhur me incidentin ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE, ambasadorit, Bernd Borchardt, Balla i kërkoi ndjesë si qytetar dhe si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, duke u shprehur: “Është për të ardhur keq që opozita sulmon ambasadorët apo përfaqësues të lartë të Komisionit Europian apo Parlamentit Europian, sa herë ata flasin mirë për Shqipërinë”, përfundoi Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm