Balla thumbon LSI: Të vetmen
opozitë e kemi brenda të majtës

Balla thumbon LSI: Të vetmen<br />opozitë e kemi brenda të majtës
Deputeti socialist Taulant Balla ka thumbuar LSI-në nga Elbasani gjatë një aktiviteti me FRESSH, pas oponencës së tyre për disa nga reformat e qeverisë.
 
Duke fshikulluar Partinë Demokratike, të cilët kanë bojkotuar Kuvendin dhe vijojnë protestën përpara kryeministrisë, Balla tha se mazhoranca e ka opozitën brenda të majtës.
 
"LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë", tha Balla.
 
Sa i takon qëndrimeve të deputetes Monika Kryemadhi për Reformën në Arsim, Balla tha se bëhen për të manipuluar brezin e ri.
  
“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”- shtoi socialisti Balla.
 
Ai atakoi edhe Partinë Demokratike duke theksuar se është partia që ka harruar idealet për liri dhe demokraci që kishte 26 vjet më parë.
 
"Si ka mundësi që, partia që para 26 vitesh u ngrit për liri e demokraci, sot është partia që është kthyer në çadrën kundër lirisë dhe demokracisë, kundër reformës në drejtësi", tha Balla.
 
Ai i ka bërë edhe njëherë thirrje PD që të lërë mënjanë interesin e ngushtë të disa zyrtarëve të saj, por të vijë e të bëjë detyrën në parlament dhe të votojë edhe ngritjen e komisioneve.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja