Balla-Topalli, sherr për "spiunët":
Kush është 'Dizenjatorja"

Taulant Balla i PS i ka bërë një pyetje Topallit kohë më parë, për përdorimin në media të një psudonimi. "Të lutem më hiq një merak mua e disa gazetarëve që kanë publikuar lista pseudonimesh. Çfarë lidhje ka dosja 'dizenjatorja' me Ju. Meqenëse ju keni deklaruar që të largohen spiunët nga Presidenca e Qeveria dhe sigurisht duke qenë se ti je bërë tashmë eksperte hetimesh për këdo në Shqipëri, gjyqtare, prokurore, presidente, deputete, na thuaj dhe ne kush janë spiunët në Qeveri e Presidencë", tha Balla. Ndërsa Topalli i është përgjigjur se po pret me padurim që të miratohen këto projektligje. "Zoti Balla, je i mërzitur shumë se këto 3 projektligjet do t'i kalojmë. Ju asnjëherë s'e keni pasur seriozisht, por ju jeni përpjekur të abuzoni, të shpifni e kjo është një ndër risitë jo të parat, ndoshta periferike apo të cilat ky Kuvend duhet t'i mbyllë gojën atyre që shpifin, ndoshta do shikonin pak përpara brenda familjes së tyre e në këtë mënyrë duhet të jenë në rregull me ndërgjegjen. Në asnjë institucion nuk duhet të punojnë njerëz me dosje, aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike apo për të mbuluar problemet e tyre apo të familjarëve", tha Topalli.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike