Balla tregon autorin e krizës politike: Dhuna dhe djegia e mandateve, skenar i Sali Berishës

Djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, janë skenarë të Sali Berishës. Kështu është shprehur kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, i cili theksoi se këto metoda ndodhin sa herë preken interest e ish-Kryeministrit dhe familjes së tij.

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se vendimet ekstreme të opozitës dhe aktet e dhunës të shfaqura në protesta janë skenarë t ëish-Kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një takimi me banorët në Belsh, Balla është shprehur se veprimet e opozitës janë metoda të vjetra të Berishës që shfaqen sa herë preken interesat e tij.

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor.” u shpreh ai

Kreu i Grupit të socialistëve tha se partnerët ndërkombëtarë janë rreshtuar me mazhorancën.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 28/02/2019 16:48

    Rrnoft Borisha mbret i shqiptarve dhe evropis

    Përgjigju
  • Shoku: 28/02/2019 14:02

    Shto edhe Ilir Meten SE ndryshe e shoqja nuk do digjte mandatin e fituar me gjak

    Përgjigju
  • Fshatari pa toke: 28/02/2019 13:39

    Mire tjua beje fene tjua lozi derisa e keni lene te lire kriminelin qe per krimet qe ka kryer do tja kishte zili edhe Enver Hoxha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së