Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi PD-në se bojkotoi votimin në Kuvend të një prej ligjeve më të rëndësishme për shtresën e ish të përndjekurve të regjimit komunist.
Fjala është për ligjin e pensioneve të ish të dënuarve të regjimit të cilët kanë punuar në miniera. PD bojkotoi punimet e Kuvendit pas incidenteve në foltore. Deputetëve të PD iu bashkuan edhe ata të LSI-së, të cilët sipas Ballës nuk përbëjnë surprizë.
Është e turpshme për PD, nuk po them për LSI, se LSI kështu është, bojkoti votimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me trajtimin e një pjese të madhe të ish të përndjekurve të cilët përfitojnë pension. Të gjithë ata të përndjekur që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë kohës që kanë qenë në Spaç apo burgje të tjera të regjimit komunist.
Dua ta bëj shumë të qartë për këdo që na ndjek, për ata të burgosur politik, që e kanë vuajtur represionin e regjimit që këtu është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sado pak një padrejtësi historike ndaj një pjese të popullit shqiptar dhe kush janë ata që votën e të përndjekurve politik e kanë shpërdoruar për 27 vite me radhë.Është e paimagjinueshme që ky lidership i PD e ka kthyer PD-në në një çetë kundër hapjes së negociatave.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist deklaroi jashtë sallës së Kuvendit gjatë një prononcimi për mediat, se 'shpërthimi' i Berishës sot në Kuvend, ka lidhje me ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.
Sipas Ballës, Berishës i ishte çjerrë zëri. Ai tha se ekstradimi i Izet Haxhisë është kërkuar vite më parë nga ish-ministrat e PD të Drejtësisë, procedurë kjo e ndjekur edhe ministrat e qeverisë socialiste.
Agravimi, gjuha në çjerrje, ikja e zërit të Sali Berishës, ka lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë. Ky është një person që nga gjyqësori shqiptar është dënuar me 25 vite burg dhe në zbatim të një procedure, janë disa ministra që kanë kërkuar ekstradimin, dhe me rikthimin në Shqipëri do të kishte një rigjykim duke qenë se është dënuar në mungesë. Më pas ka qenë një procedurë e Alibeajt si ish-ministër i Drejtësisë, që Izet Haxhia pas ekstradimit do përfitonte nga e drejta ndërkombëtare për dënimet në mungesë.
Çmenduritë e Berishës se gjoja këtë e paskemi sjellë ne, është marrëveshje me Erdoganin për të rrënuar Saliun nuk ka asnjë lloj kuptiomi, por është një procedurë e ndjekur nga ministra të Sali Berishës. Nuk e përjashton faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmailit të ketë ndodhur edhe për këtë gjë.
Është një prej ngjarjeve më kriminale, vrasja e liderit historik të PD të nismës për krijimin e PD, Azem Hajdari, dhe PD ende sot nuk ka një qëndrim zyrtar për të përshëndetur konkludimin e një procesi të nisur në 2006 dhe të përfunduar në 2018.Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Ata gardianet e kontrolluan mire Berishen, se i kishte mbushur poturet dhe mbante era m**'
Përgjigju