Deputeti i PS, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës mbi aplikacionin “Aktivisti”. Duke folur mbi këtë çështje ai u drejtua ndaj deputetëve Noka dhe Vokshi duke i quajtur ‘personifikimi më i plotë i budallait’.
"Ju që keni probleme me “Aktivistin”, jam shumë krenar, do t’iu shtojmë dhe do t’iu mundim sa herë të na dilni para. Saliu ka mbaru punë, por fati i madh që pas tij Ju dy jeni personifikimi më kuptimplotë i budallait.( i drejtohet Vokshit dhe Flamur Nokës)”- tha Balla.
Sa i takon akuzave për punësimet në administratë, Balla tha se janë boshe pasi të gjitha rekrutimet bëhen sipas rregullave.
“Lerini dokrrat e histori administrate. Ne kemi administratën civile më të lartë si numër. Por ne kemi shumë punë për të bërë. Nuk ka ndërhyrje në rekrutimin në administratën publike. E Keni të kotë këtë që thoni", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës 'ndezin' Kuvendin në Tiranë, opozita: Rama po e dëmton! Xhaçka: Prioriteti ynë, por s’e mbështesim në këtë gabim
