Balla vijon akuzat: Familjarët e
Berishës janë miliarderë

Balla vijon akuzat: Familjarët e <br />Berishës janë miliarderë
TIRANE - Partia Socialiste sërish ditën e sotme ka hedhur sulme dhe akuza për pasurinë e familjes së Kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp, deputeti Taulant Balla deklaroi se ka të afërm të tjerë të Kryeministrit Berisha që janë miliarderë.

“Në familjen e Sali Berishës, vajza e tij na doli të ishte mësuesja më e paguar në botë, me 146 milionë lekë në vit. Në familjen e Sali Berishës, vajza dhe djali i tij, fitojnë 1,034 miliard lekë në një vit të vetëm ose 3 milionë lekë në ditë. Kjo është familja e ngushtë e Kryeministrit. Por sot po ju tregojmë shqiptarëve që edhe të afërmit e brezit të parë të Sali Berishës qenkan edhe këta miliarderë. Daja i fëmijëve të Sali Berishës, Agim Rama, pasuri përrallore disa miliardë. Mbesa e bashkëshortes së Sali Berishës, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, pasuri përrallore disa miliardë. Pra në familjen biologjike të Sali Berishës çdo anëtar i saj është miliarder.Si ka mundësi që çdo anëtar i familjes së Sali Berishës paska vënë gjatë këtyre viteve pasuri të tilla përrallore, ndërsa shqiptarët e thjeshtë jetojnë pasojat e krizës së thellë ekonomike dhe sociale ku i ka zhytur Sali Berisha”, deklaroi Balla.

Më tej deputeti socialist ka kërkuar përsëri dorëheqjen e Kryeministrit duke theksuar se Berisha duhet të marrë përgjegjësinë ligjore dhe të dorëhiqet për t’i hapur rrugën e lirë hetimit të plotë të pasurisë së familjes biologjike të Kryeministrit. Balla ka ngritur edhe një pyetje në lidhje me privatizimin e katër HEC-eve.

“Kemi dhe një pyetje që lidhet me privatizimin më fundit të qeverisë së Sali Berishës. Po në privatizimin e katër hidrocentraleve, a ka dhënë konsulencë ndërmjetësi Shkëlzen Berisha për njërën prej kompanive, që mund të jetë edhe kompania fituese. I themi përsëri sot Sali Berishës se ai i detyrohet një përgjigje shqiptarëve. Në të kundërt ai duhet të marrë përsipër fajësinë publike të pasurimit korruptiv, të marrë përsipër përgjegjësinë ligjore dhe të dorëhiqet, për t’i hapur rrugën hetimit të plotë dhe gjykimit të paanshëm të pasurimit të familjes së tij”, theksoi Balla.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë