Balla zbulon Babalen e radhës dhe tallet me Berishën: Fotomontazh i realizuar keq

Balla zbulon Babalen e radhës dhe tallet me Berishën: Fotomontazh i realizuar keq

Fotoja e montuar dhe origjinalja nga vizita me Ramën në Elbasan

Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook ku duket Taulant Balla dhe në krah të tij një plak me xhaketë dhe një i ri, që ish-kryeministri thotë se është i dënuar me burg.

I riu në krah të Ballës sipas Berishës është një i arrestuar në 2015 për trafik kokaine. “Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015” shkruan Berisha.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, i cili shprehet se fotoja e publikuar nga Berisha është montazh.

Ai sqaron se fotoja është shkëputur nga një vizitë e tij me Edi Ramën në qarkun e Elbasanit dhe është montuar. 

Taulant Balla ka publikuar edhe foton reale e cila tregon qartë se fotoja e publikuar nga Berisha është një montazh.

Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin

Taulant Balla

Fotoja origjinale dhe montazhi i publikuar nga Berisha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhepi: 08/10/2018 09:57

    O Sali krimineli ti ke vrar njerz ( Remzi Hoxhen ) vetem se te kan par me shokun ten te jetes tashme i ngordhur Millosheviqin po leri kto pallavra ne fejzbuk

    Përgjigju
  • servet: 08/10/2018 09:30

    Ku arritet ju qe te dalloni se qenka e njejta foto? Si ka mundesi qe ne foton qe paraqet Balla shpatulla e djathte eshte e mbuluar nga krahu i asj femres ndersa ne tjetren eshte komplet trupi?Edhe ambjenti nuk eshte i njejte.

    Përgjigju
  • Tao: 07/10/2018 23:29

    Nuk eshte e njejta foto o tao tao

    Përgjigju
  • profe: 07/10/2018 23:08

    Hahaha, Balla vec nje qendrim ka ne cdo foto qe del, si karra;llua nga librazhdi,. fotoja nuk eshte montazh

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 07/10/2018 22:46

    Sa turp i madh për Shqiptarët që mbajn këto paçavure politikan . Shikoni si jan katandisur luajn si ata kalamajt e kopshtit me fotomontazhe me barcaleta e populli s'ka buk të haj. Mjer njërzit që presin ti drejtojn këto lloi paçavuresh. Qē kto paçavure as për në wc nuk vlejn .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën