Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në përfundim të seancës së tensionuar tek Komisioni i Sigurisë ka folur për provokim nga ana e opozitës.
Balla ka thënë se PD-ja e ka patur të planifikuar sulmin e sotëm ndaj Veliajt. Në fjalën e tij para gazetarëve, Balla tha se një nga deputetët demokratë, Klevis Balliu ka qenë i ‘armatosur’ me vezë në të gjithë xhepat e pantallonave.
Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme.
Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së
Komente










