Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit janë më të hetuarat. Ai tha se PD nuk dorëzoi asnjë provë në Kolegjin Zgjedhor.
‘Ne e mbajmë fjalën për ato që themi. Për ato deputetë të vjetër, mos gënjejnë se janë ngritur komisione hetimore gjatë 2005 deri në 2013. Nuk është aspak e vërtetë. Por ne nuk do të iu marrim në referencë, sesi e keni trajtuar ju opozitën kur ishit shumicë. I tradhëtoni vetë kauzuat që ngrini. Sa i përket kërkesës së dytë, zgjedhjet e 11 majit më të hetuara në Shqipëri. Në të gjitha kërkesat e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, nuk është paraqitur asnjë provë. Sugjerimi që iu dha sot nga PS është, eja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sillni emrat dhe që nesër të fillojë puna. Në fazën e parë të komisionit, zhvilloni një hetim si të doni dhe në fazën e dytë të diskutojmë për reformën”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
PD braktis Kuvendin pasi s’mori komisionet për 11 majin dhe McGonigal! PS: Nuk hetojmë procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane











