Partia Demokratike braktisi punimet e Kuvendit të ditës së sotme pasi nuk iu plotësua kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore "McGonigal" dhe për 11 majin.
Socialistët kanë dalë kundër dy komisioneve, teksa pretentojnë se në rastin e McGonigal është shprehur drejtësia amerikane, ndërsa për 11 majin ka pasur hetime për 4 muaj dhe PD nuk ka dorëzuar asnjë provë.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka deklaruar se komisoni hetimor 'McGonigal' nuk mund të ngrihet, pasi sipas tij Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane. Çuçi tha tha se për McGonigal, çështja është hetuar dhe gjykuar në SHBA.
“Nuk ka asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar. Çfarë ka kërkesa? Kërkesa ka ish-agjentin e FBI-së, dy zyrtarë të supozuar në afera për të favorizuar McGonigal, dhe kryeministrin Edi Rama. Le ti marrim me radhë, për të treguar se nuk ka një çështje. E para, Kuvendi nuk ka kompetencë në lidhje me shtetasin McGonigal. Kushtetuta përcakton saktë që Komisionet Parlamentare janë instrumente të kontrollit parlamentar mbi kontrolle ndaj institucioneve shqiptare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rastin konkret, cështja McGonigal është hetuar dhe gjykuar në SHBA. Ish-agjenti është dënuar nga një gjykatë federale amerikane për veprimet e kryera në shkelje të ligjeve të SHBA dhe jo të Shqipërisë. Në asnjë dokument zyrtar, të hetimeve amerikane, nuk ekziston asnjë akuzë ndaj ndonjë zyrtari shqiptar. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe as juridiksion për të hetuar një proces penal të mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane. Kuvendi nuk mund të kthehet në një tribunal që rishikon vendimet gjyqësore të huaja apo që heton veprimet e një shteti të huaj në juridiksionin e një shteti tjetër. Një veprim i tillë do të krijonte një precedentë të rrezikshëm Kushtetutës dhe do të cenonte themelet e shtetit. Le të shohim shkeljet e supozuara të zyrtarëve shqiptar që gjoja kanë favorizuar McGonigal. Po i marr me radhë. Në kërkesë citohet: McGonigal kërkoi që të kihen në kujdes kompanitë ruse. Këtu është një lloj autogoli, sepse ai e paska thënë vetë që ai paska dhënë një këshillë të drejtë që pasuritë kombëtare mos bien në duart e biznesmenëve rus. Nëse ka një ndryshim mes qeverisë Berisha dhe Rama, sa i pëket vendburimeve të naftës, ka të bëjë me mënyrën sesi janë dhënë ato, me procedurë të hapur ndërkombëtare. Nga mbrojtja kombëtare nga çdo influencë e huaj, qeveria Rana qysh në vitin 2016, pa hyrë në skemë akoma McGonigal, ka miratuar ndryshime në ligjin për hidrakarbure. Për shkak të sigurisë kombëtare, Ministria mund të refuzojë apo ndryshimet”, tha Çuçi.
Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se emri i kryeministrit Edi Rama është përmendur 13 herë në procesin gjyqësor në Uashington. Berisha po ashtu ai tha se Agron Neza i ka dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë në emër të Edi Ramës për hetimin e opozitës.
“Më habit fakti se ju bëni të paditurin, sikur në procesin gjyqësor në Uashington, emri i Edi Ramës nuk është lakuar 13 herë, sepse ky fakt është komentuar nga të gjitha mediat amerikane. Është komentuar se Agron Neza i ka dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë në emër të Edi Ramës për hetimin e opozitës. Është komentuar dhe është sanksionuar se Edi Rama e ka pritur McGonigalin dhe i ka kërkuar aty veprime ndaj opozitës. Është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin' tha Berisha.
Ndërsa i përket Komisionit Hetimor për 11 Majin, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, tha se zgjedhjet e 11 Majit, janë nga më të heturat
'Sa i përket kërkesës së dytë, zgjedhjet e 11 majit më të hetuara në Shqipëri. Në të gjitha kërkesat e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, nuk është paraqitur asnjë provë. Sugjerimi që iu dha sot nga PS është, eja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sillni emrat dhe që nesër të fillojë puna. Në fazën e parë të komisionit, zhvilloni një hetim si të doni dhe në fazën e dytë të diskutojmë për reformën', tha Balla.
Ndërsa Ulsi Manja se hetimi i zgjedhjeve të 11 Majit, objekt i punës së Reformës së Posaçme Zgjedhore
“Çështja e përfshirjes së votës së diasporës është vlerësuar nga KQZ dhe OSBE/ODIHR dhe nuk janë gjetur probleme. Këtu gjej rastin të falënderoj mazhorancën që u dha të drejtën shqiptarëve jashtë Shqipërisë të votojnë. Hetimin parlamentar nuk mund ta bëjmë Kuvendin një superorgan mbi institucionet e tjera. Objekti i kërkesës përfshin çështje që tashmë janë objekt i punës së reformës së posaçme zgjedhore”,- tha Manja.
Ndërsa Albana Vokshi tha se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore.
"Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet",- tha Vokshi.
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një prononcimi jashtë Kuvendit për gazetarët, tha se opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese për mos ngritjen e dy komisioneve hetimore.
“Pseudo mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore, kushtetuese që ka në parlament Komisionin Hetimor parlamentar.
E kreu këtë akt edhe pas një beteje të gjatë, disa mujore që u zhvillua në legjislaturën e parë dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kjo është një e drejtë që nuk mund të preket, një e drejtë e pakicës e patjetërsueshme.
Sot ne kërkuam, kishim paraqitur me argumente të plota kërkesën për dy komisione. Për skandalin ‘McGonigal’ i cili implikon direkt Edi Ramën me një skandal të madh me ish-shefin e kundëzbulimit të FBI-së, i cili për veprimtaritë e tij vuan 6 vjet e gjysëm burg në SHBA, por në dosjen me Shqipërinë emri i Edi Ramës, lakohet dhe figuron në 13 raste, ku Edi Rama citohet se i ka dhënë McGonigalit nëpërmjet oficerit të policisë sekrete 220 mijë dollarë dhe është korruptuar McHGonigali.
Ku Edi Rama citohet se ka diskutuar për reformën e drejtësisë me McGonigalin dhe se ai informonte të tjerët se, këtu tashi kemi punë.
Ku Edi Rama citohet se ka hequr licenca e një kompanie për të ja dhënë një kompanie tjetër, në të cilën ish-oficeri i sigurimit kishte interesa të veçanta.
Ku Edi Rama citohet se këshilltari i tij, Dorian Duçka ishte një agjent i paregjistruar kinez, i cili jepte të dhëna nga FB që i merrte nga McGonigal, transmetonte të dhënat tek autoritetet e zbulimit të Kinës.
Ku Edi Rama citohet se e ka kontraktuar për hetimin në rastin e Tom Doshit dhe vrasjen e imagjinuar, për të akuzuar Ilir Metën, një hetim që është zhvilluar në Vjenë.
Dosja fakton se, Edi Rama i dha paratë McGonigalit që të merrej me opozitën, natyrisht për veprime kundër opozitës.
Pra janë të gjitha këto dhe se McGonigal ka qenë njeriu më kryesor dhe ndër më të parët që është me hetimin e presidentit Donald Trump në dosjen ‘Steal’.
Për të gjitha këto, çdo vend do të krijonte një Komision Hetimor pasi janë aspekte të shumta të zhvilluara në vend.
Veprimtaria e McGonigalit jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera, në Dumre, angazhimi i tij në reformën në drejtësi, angazhimi i tij me bizneset.
Janë kompani ruse përfshi këtu edhe hidrocentralin e Shushicës dhe një seri biznesesh të tjera.
Natyrisht Edi Rama mendon se, kjo do ta dëmtonte atë dhe ndaj shtyp të drejtën e opozitës për Komision Hetimor.
Ky vendim i tij, ose ky qëndrim i tij antikushtetues, antiopozitë, kulmon me mohimin e të drejtës për të hetuar zgjedhjet.
Zgjedhjet e 11 Majit, janë zgjedhjet më të damkosura në Europë dhe më të damkosura ndofta edhe në botë sot, nga ato që janë vëzhguar.
Në këto zgjedhje është faktuar nga vëzhguesit ndërkombëtar se, ligji shqiptar është dhunuar jo 1 herë, por me qindra e mijëra herë, janë dhunuar parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.
Ndërkohë ne si opozitë kemi me mijëra fakte, ne disponojmë me mijëra fakte, që dëshironim se me këtë Komsion Hetimor të ua paraqisnim atyre një e nga një. Edhe këtë e hedhin poshtë, çka tregon se, hapësira për opozitën në parlament është fiktive, virtuale.
Edhe ne do të mblidhemi, do të mbledhim forumet tona, do të marrim vendim për të ju përgjigjur këtij dhunimi absolutisht të papranueshëm të të drejtave më elementare Kushtetuese të një opozite parlamentare. ’, tha Berisha.

Teksa socialistët dolën kundër dy komisioneve hetimore ‘McGonigal’ dhe ‘11 Maj’, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet nesër.
Mbledhja do të mbahet në orën 12:00.
‘Të nderuar kolegë,
Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes’, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të PD-së.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi me tone ironike ndaj kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi çështjen “McGonigal”.
Ai tha se opozita po tenton ta kthejë Kuvendin në “kinema” me akuza të sajuara dhe se po përpiqet të marrë rolin e Prokurorisë.
“Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se Parlamenti nuk mund të përpijë kompetencat e Prokurorisë”
Fjala e plotë:
Një ndërhyrje shumë e shkurtër. E rëndësishme është që më në fund e gjetët një amerikan që e doni. Shumë mirë bëni. Ka lidhje me kërkesën e cila po diskutohet.
Vetëm do thosha që Gjykata Kushtetuese – po e perifrazoj – thotë se komisionet hetimore nuk mund të kthehen në kinema, nuk mundet të kthehen në kinostudio, nuk mundet të krijojnë “Babalen 2”, dhe e patë se si akuzat i merr era.
E pashë shumë kollaj.
Shiko, kjo çështje që ju keni sjellë nuk është as shqiptare, as e re, as e ndershme. Juve, në hallin e madh që ju ka zënë, në vend që të ngrini një komision hetimor që të shikoni ato paratë tuaja që përfunduan në Uashington, edhe se si përfunduan edhe akuzat që i bënit njëri-tjetrit gjatë rezistencës demokratike kundër Partisë Demokratike, merreni me sajesa dhe me gjëra të cilat kanë mbaruar për drejtësinë amerikane.
Dhe tjetra është që doni të përpini edhe kompetencat e prokurorëve, se e keni me qejf të madh.
Ju të gjithë sikur keni dashur të shkoni në magjistraturë dhe s’ju është realizuar ëndrra; vini këtu dhe bëni akuza nga foltorja si prokurorë.
Nuk mundet, thotë Gjykata Kushtetuese, që Parlamenti të përpijë kompetencat e Prokurorisë, siç po bëni ju.
Por më e bukura është që e bën dhe një i pandehur për korrupsion. Pra, duhet të ishte dënuar për korrupsion McGonigal-i, që të mundeni ju të vini dhe të ngrini këto akuza të marra.
Po lexoja fjalorin e Gjuhës Shqipe që thoshte: e dini si quhet ai njeriu që bën të tjerët për të qeshur me veprimet e tij të shkathëta?
Personi që bën të tjerët për të qeshur me veprimet e tij të shkathëta quhet karagjoz.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit janë më të hetuarat. Ai tha se PD nuk dorëzoi asnjë provë në Kolegjin Zgjedhor.
‘Ne e mbajmë fjalën për ato që themi. Për ato deputetë të vjetër, mos gënjejnë se janë ngritur komisione hetimore gjatë 2005 deri në 2013. Nuk është aspak e vërtetë. Por ne nuk do të iu marrim në referencë, sesi e keni trajtuar ju opozitën kur ishit shumicë. I tradhëtoni vetë kauzuat që ngrini. Sa i përket kërkesës së dytë, zgjedhjet e 11 majit më të hetuara në Shqipëri. Në të gjitha kërkesat e PD-së në Kolegjin Zgjedhor, nuk është paraqitur asnjë provë. Sugjerimi që iu dha sot nga PS është, eja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sillni emrat dhe që nesër të fillojë puna. Në fazën e parë të komisionit, zhvilloni një hetim si të doni dhe në fazën e dytë të diskutojmë për reformën”, tha Balla.
Deputeti Ulsi Manja u theksoi deputetëve të Partisë Demokratike se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do t’u plotësojë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Çështja e përfshirjes së votës së diasporës është vlerësuar nga KQZ dhe OSBE/ODIHR dhe nuk janë gjetur probleme. Këtu gjej rastin të falënderoj mazhorancën që u dha të drejtën shqiptarëve jashtë Shqipërisë të votojnë. Hetimin parlamentar nuk mund ta bëjmë Kuvendin një superorgan mbi institucionet e tjera. Objekti i kërkesës përfshin çështje që tashmë janë objekt i punës së reformës së posaçme zgjedhore”,- tha Manja.
Në Kuvend, Albana Vokshi u shpreh se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore.
"Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet",- tha Vokshi.
Një situatë komike është krijuar në parlament para pak minutash.
Berisha është përpjekur të vendosë një foto të kryeministrit Rama me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.
Si për të treguar se sa peshë kanë akuzat, ministri Gogu e rrëzon foton me një të fryrë të lehtë.
Komente











