Dështon për herë të tretë ballafaqimi i biznesmenit të mbrojtur nga drejtësia Ylvi Beqaj me Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit të tjerë të kallëzuar nga Beqaj për kërcënim e shantazh.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë seancën e ballafaqimit pasi sërish avokatët mbrojtës dhe të pandehurit janë larguar nga salla duke kundërshtuar statusin e të mbrojturit që gëzon Beqaj.

Sipas pretendimeve të avokatëve Beqaj është person i proceduar penalisht nga drejtësia dhe nuk mund të ketë statusin e bashkëpunëtorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com