Ministrja e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se në zonën e Kënetës në Durrës, një familje me origjinë nga Dibra, me mbiemrin Lala, e cila përbëhet nga 9 pjesëtarë, ndodhet nën rrënojat e banesës së tyre që është shembur.
Balluku bën me dije se në këtë zonë janë disa banesa të shembura. Ministrja ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Durrësit që të mos përdorin makinat e tyre, pasi kanë bllokuar rrugën e ambulancave dhe mjeteve të shpëtimit.
" Familja Lala nga Dibra janë nën rrënoja. Në zonën e kënetës në Durrës. Ka patur edhe lajmërime për viktima. Por dua të bëj thirrje. Qyteti i Durrësit është i bllokuar dhe po bllokohen edhe ambulancat. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Durrësit të mos përdorin makinat pasi janë bllokuar të gjitha akset e qytetit. Vështirësi në hyrjen e ambulancave dhe makinave të rënda për të punuar. Është hapur pallati i Sportit për të gjithë personat në nevojë. Zjarrfikëset janë në teren. Në zonën e kënetës ka disa ndërtesa, por tashmë është vetëm familja Lala me 9 anëtarë nën rrënoja. Supozojmë që janë 9 anëtar nën rrënoja pasi është familje me 9 anëtarë." tha Balluku.
" Aeroporti është funksional. Nuk ka patur dëme. Thjeshtë dëme të vogla. Fluturimet janë normale." është shprehur më pas ministrja.
"Ata që kalojnë në Tiranë Durrës, Në mbikalimin e Shkozetit është bllokuar nga ARRSH. Po shikohen të gjitha Urat në vend për të shmangur tragjedi. Duhet të ekzaminojmë, ura e mbikalime. Të dukshme dëme nuk ka por duhen kontrolluar. Dëmet më të mëdha janë në Durrës, Thumanë. Kemi reaguar që në momentin e parë dhe shpresojmë të shpëtojmë sa më shumë jetë." ka përfunduar Balluku.
Lajmi kryesor:
DURRËS/ Nxirret e pajetë nën rrënojat e 'MiraMare' balerina nga Tirana, vëllezërit kosovarë të vdekur tek 'Tropikal' (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
40.7%
-
Jo
54.8%
-
Deri diku
4.5%
Vota total: 177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13