DURRËS/ Nxirret e pajetë nën rrënojat e 'MiraMare' balerina nga Tirana, vëllezërit kosovarë të vdekur tek 'Tropikal' (VIDEO)

DURRËS - Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.4 ballë, duke u kthyer në tragjedi me dhjetëra të vdekur. Panik, lot, dhimbje e solidarizim mes njerëzve, të cilët të tmerruar dolën në rrugë në orën 03:55 minuta të mëngjesit të së hënës pas lëkundjes së fortë që zgjati rreth 30 sekonda, me intensitet 8 ballë.

Qyteti i Durrësit, Thumana në Fushë-Krujë ishin dy nga zonat më të prekura, me dëme materiale dhe fëmijë, foshnje, vajza, gra burra e të moshuar që humbën jetën nën rrënoja. Mijëra forca policore, efektivët xhenio, efektivë të Forcave Speciale dhe të kërkim shpëtimit prej orëve të para ndodhen në terren për të shpëtuar jetë, dhe në rastet më të këqija, për të nxjerrë nga rrënojat personat që nuk mundën të mbijetonin. Godina të shumta u shembën në Durrës, hotele, restorante, vila private dhe banesa, duke lënë viktima, por edhe duke shpëtuar me dhjetëra të tjerë nën to.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
'Mos qëndroni brenda tyre'! Këto janë pallatet e shpallura të pabanueshme në Durrës (Lista)


Pallatet e shpallura të pabanueshëm në Durrës nga tërmeti

Zona Shkembi Kavajes
1. Pall. Besnik Qoshja pall. 62, rr. Iliria
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok, vetem ka cedim te lehte kafazi i shkalleve.
D. Ka leviz drejtimi i pallatit dhe ka shtypje muresh ne  krahun lindor 

2. Pall. 61, rruga Iliria Aurel Toska 0672511828
A. Konstruksion ok
B. Carje muresh ne fasaden jug dhe te brendshem.

3. Pall. 63, rr. Iliria
A. Konstruksioni ok
B. Ka levizje ne drejtim qe ka krijuar shtypje e carje muresh te brendshen dhe fasade.

4. Pall. 64, rruga Iliria Restorant Troplini.
A. Ka carje muresh.
B. Ka levizje qe ka krijuar carje e rrudhim muresh.
C. Ka carje ne konstruksionin e shkalleve.

5. Pallati 60, rr. Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Levizje niveli
B. Carje muresh
C. Konstruksioni ok.

6. Vila 59, rruga Iliria, Ramazan Dollaku 0682027366
A. Carje muresh
B. Konstruksion ok

Pall. 58 jeshil. Rr. Iliria
A. Plasaritje fasade
B. Plasaritje muresh
C. Ka leviz drejtimi duke krijuar carje dhe rrudhosje
D. Ka plasaritje te shkalleve.

Benilva 1 dhe 2
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok

Hotel Rinia
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok

Hotel Belkonti
A. Ok

Belvedere bamboo para hotel marine
Valter Cakerri +355686122186
A. Ka nje kollone te thyer.
B. Plasaritje fasade
C. Konstruksioni ok eshte pervec 1 kollone ne cep te thyer.

Vila Daniele
Nikolla Comashi 0682187980
A. Ka kollona te demtuara qe jane thyer.
B. Carje muresh
C. Plasaritje fasade.
E pabanueshme

Inn Hotel, Nuredin Salillari, 0695313965
A. Carje muresh
B. Plasaritje fasade
C. Ka nje kollone ne kuzhine te plasaritur

Arben Brameta ish hotel titanik
A. Ka kollona te thyera dhe mund te rrezohet duke demtuar pallatin tj.

Krenar Sulaj, pallati, 0699199083
A. Konstruksion i thyer.
B. Plasaritje fasade
Nuk mban asnje person brenda dhe eshte me rrezik per objektet e tjera

Ismet Beqiri, 0696424135
Pallati me thyerje kosntruksioni
A. Jane 4 pallate te pariparueshme qe jane rrezik per tjeret.

Nikoleta Cako, 0697665505
Pallat i banuar
A. Ka demtime te mureve
B. Ne katin 0 ka thyerje te shkalles.

Gezim Deliallisi, 0697459752
A. Konstruksion i thyer i kollonave
Objekt ne rrezik

Ora 18:21
Tjetër mrekulli në Durrës, djali i pronarit gjallë poshtë rrënojave mes dyshekëve

Një tjetër person me shenja jete është lokalizuar poshtë gërmadhave në Durrës te Vila Palma. Ai është një 25-vjeçar Klajdi Qato, djali i pronarit të hotelit nga Tirana. Ai po nxirret nga reparti i Janinës. Forcat e vendit fqinj që po japin ndihmë kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun. I riu ka shpëtuar pasi fatmirësisht ndodhet mes dy dyshekëve të hotelit.

Ora 17:57
E bija vdiq, nëna gjendet e gjallë nën rrënoja, po mbahet në jetë me bombol oksigjeni (VIDEO)

Në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh vijon operacioni i kërkim shpëtimit të personave që janë ende nën rrënoja. Pallati ndodhet pas stadiumit 'Niko Dovana', ndërsa një grua është lokalizuar e gjallë nën rrënoja dhe po punohet për ta nxjerrë. Gruas që është me shenja jete i është dhënë bombol oksigjeni, ndërsa e bija e saj 6-vjeçe ndërroi jetë. Nën rrënoja mendohet se janë edhe pesë persona të tjerë.

Ora 17:50
Durres, kërkuan ndihmë me celular/ Vëllezërit kosovarë gjenden pajetë nën rrënojat e 'Hotel Tropikal' (VIDEO)

1574786961_ShemsedindheIsaAbazi.jpg

Dy vëllezërit kosovarë, Isa dhe Shemsedin Abazi

Dy vëllezër nga Kosova Isa dhe Shemsedin Abazi, u nxjerrën të pajetë nga rrënojat e hotel "Tropikal" në Durrës, i pari 12 orë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, dhe vëllai i dytë në orën 17:50 të mbasdites. 

Dy vëllezërit kërkuam fillimisht ndihmë me anë të celularit. 

Nga shembja e Hotel Tropikal janë dëmtuar edhe 7 persona të tjerë të cilët janë dërguar në spital, një prej të cilëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata kanë qenë në katet e sipërm të hotelit.

1574751205_makinate.jpg

Makinat e parkuara jashtë hotelit
Ora 16:26
Nxirren të gjallë edhe dy persona në Durrës, pritet i treti, banorët: Bravo, bravo çuna

Shpëtohen edhe dy persona të tjerë nga godina gjashtë katëshe që u shemb si pasojë e tërmetit në lagjen nr. 18 te stadiumi në Durrës. Report Tv sjell pamjet e momentit kur është nxjerrë njëri nga dy personat nga rrënojat. "Hajde një cikë spërkatje me ujë" dëgjohen forcat e grupit të shpëtimit nga Vlora, ndërsa pas nxjerrjes së të moshuarit banorët durrsakë kanë përgëzuar forcat "Bravo, bravo çuna". Gjendja e të moshuarit dukej e mirë. "Shtrihu, qetësohu, kaloi, je mirë, je mirë" i thonë banorët për ta qetësuar. Ndërkohë që një tjetër person i tretë pritet që të nxirret nga momenti në moment i gjallë.

Ora 16:25
Si ishte dhe si u bë vila Palma në Durrës nga ku u nxorën dy viktima (FOTO)

1574781910_vilapalma001.jpg

Vila Palma si ishte dhe si u be pas termetit

Një nga objektet që u shemb nga tërmeti ishte Vila Palma në qytetin e Durrësit. Rrënojat zunë poshtë duke lënë të vdekur dy persona. Report Tv sjell një krahasim si ishte dje dhe si u bë sot Hotel Vila Palma në Durrës si pasojë e tërmetit të fortë.

Ora 15:29
'Dilni se u këput, pronari u hodh nga dritarja'! Dëshmia e durrsakut: Vajzës që vdiq iu shemb banesa te Astiri (VIDEO)

Në hotelin 'Mira Mare' vijojnë kërkimet për të gjetur personat e tjerë që janë nën rrënoja. Një banor i zonës i tha Report Tv se pronari i hotelit është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda kanë mbetur edhe një kamerier dhe një vajzë, që nuk dihet fati i tyre. Ai tha se vajza që u nxor e pajetë nga hoteli ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e Astirit ku i ishte shembur banesa nga projekti.

"Pronari i restorantit 'Mira Mare' është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur. Pronari tha se ka brenda, mendohet se tani janë edhe dy brenda, një vajzë doli e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë" tha ai.  

Ndërkohë që pronari ka konfirmuar për Report Tv jashtë kamerës se 'Kanë qenë të kaptën 7-8 persona në dijeninë e tij, por nuk kishte informacion mbi të dhënat e tyre nëse ishin në gjendje të mirë apo ishin pa shenja jete". Banorët e Durrësit janë solidarizuar me të prekurit duke hapur dyert e shtëpive. "Jemi gati të hapim dyert e banesave për ata që janë jashtë, shyqyr që shpëtuam mirë, nuk na e mban të futemi brenda. Dëme nuk kemi se kemi shtëpi private, por kemi frikë dhe nuk mund të shkojmë në banesa" tha njëri prej tyre.

Ora 15:06
Brohoritje dhe lot gëzimi! Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një i ri në Durrës (VIDEO)

Shpëtohet edhe një tjetër i ri në Durrës që ishte prej 10 orësh nën rrënojat dhe gërmadhat nga shembja e hotelit "Mira Mare". Djali, që u shpëtua ishte punonjës i hotelit që u shemb, ndërsa fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë. I riu që u shpëtua ka reaguar duke treguar se ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa po i jepet ndihma e parë në spital, pasi u transportua me ambulancë.

1574777237_durresi.jpg

Ora 14:50
Nxirret e vdekur balerina e një lokali tallavaje nga hotel 'Mira Mare' në Durrës, katër persona të bllokuar (VIDEO)
Balerina Evi Kardashi dhe hotel "Miramare" i cili u shemb nga termeti

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se nga hotel "Miramare" në Durrës është nxjerrë e vdekur një vajzë e cila punonte si balerinë një lokal tallavaje. Ajo është Evi Kardashi. Ndërkohë brenda hotelit vijojnë të jenë edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve është gjallë. Ai ka mbajtur komunikim me personat e tjerë jashtë. Mësohet se ai ka deklaruar se një prej personave që është nën rrënoja është i pajetë, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende. Operacioni për shpëtimin e tyre po vazhdon prej më shumë se 10 orësh.

Ora 14:49
Djali u shpëtua tek ish-Këneta, Voda: Janë edhe 5 nën rrënoja, do të punohet natën me gjeneratorë

Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh në një prononcim për Report Tv se pas shpëtimit të 17-vjeçarit në zonën e Kënetës vijon operacioni për shpëtimin edhe të pesë personave të tjerë të familjes që ndodhen nën rrënoja. Ajo tha se do të punohet edhe natën me gjeneratorë për të mos e ndalur operacionin e kërkim shpëtimit.

"Brenda janë familjarë të tjerë, pesë. Plani që kemi pas nxjerrjes së djalit është të pastrojmë zonën, të krijojmë një perimetër sigurie, për të hequr inertet e mëdha për të nxjerrë familjarët e tjerë. Ne shpresojmë që të jenë gjallë, megjithëse nuk kemi reagim. I vetmi komunikim që kemi pasur ka qenë me djalin 17-vjeçar, me të tjerët jo, por nuk humbasim shpresën për të ndërhyrë. Djali është vetëm dëshmitari i gjallë i situatës.

Më pas do të kërkojmë më shumë informacion nga djali. Do të mundohemi që të vijojnë kërkimet për pesë familjarët e tjerë. Është hapur stadiumi në Durrës, që qytetarët të jenë brenda dhe kemi shpërndarë ujë dhe ushqim për njerëzit.  Ju lutem shmangni qëndrimin në banesë, cadrat janë ngritur, stadiumi dhe palestrat janë të hapura. Do të ketë gjeneratorë aty ku duhet ndriçimi për të punuar edhe në mbrëmje" tha ajo.

Ora 14:38
Mrekulli! Shpëtohet 17-vjeçari në Durrës! Momenti i nxjerrjes nga rrënojat, ku është mami? (VIDEO)

Lot gëzimi dhe brohoritje. Mrekulli në mes të tragjedisë që ka pllakosur vendin nga tërmeti. Një 17-vjeçar Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti. Në momentin që është nxjerrë 17-vjeçari ka kërkuar nënën, 'ku është mami? Por nëna e 17-vjeçarit nuk gjendej pranë tij. Pas nxjerrjes 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital. Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje, ndërsa vijon operacioni për nxjerrjen e të tjerëve.

Ora 14:07
Shembet banesa 4-katëshe/ Nxirren të pajetë dy pjesëtarë të familjes Lala në Kënetë, 17 vjeçari mbetet i bllokuar nën rrënoja

1574775295_ramelala.jpg

Rame Lala

Vijon operacioni për shpëtimin e familjes Lala në Thumanë. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës 17-vjeç.

-Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

-Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh)

-Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete

-Amelia Lala është nxjerrë e gjallë.

-Griselda Lala motra e Ramës

-Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve

-Emilio Lala nuk është nxjerrë ende (nuk dihet gjendja)

-Dionis dhe Dionisa nuk dihet gjendja e tyre

Ora 13:40
Pallati fundoset dy kate nën dhe/ Zjarrfikësit e Vlorës shpëtojnë gruan (VIDEO)

Në Durrës në ndihmë të të prekurve nga tërmeti kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të Vlorës të cilat për mrekulli kanë shpëtuar jetën ë një gruaje. Bëhet fjalë për një zonjë që kishte mbetur e bllokuar në një pallat 6 katësh në lagjen 18 në qytetin bregdetar i cili nga lëkundja e fortë u fundos dy kate nëndhe. Atje kanë mbërritur edhe grupi nga Kosova, i pajisur me mjete të posaçme për operacione të tilla. Në pallatin 6-katësh të dëmtuar nga tërmeti, mendohet të jenë edhe 8 veta nën rrënoja.

Ora 13:36
Shembet pallati 6-katësh në Durrës/ Nëna bashkë me vajzën e vdekur mbeten të bllokuara (VIDEO)

Tërmeti ka shembur një pallat 6-katësh në zonën e Stadiumit. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se një nënë ka kërkuar ndihmë pasi ka mbetur atje e bllokuar ma vajzën e vdekur 10-vjeçare.

 

Ora 13:21
Durrës/ Nxirret e gjallë një grua tek pallati që u zhyt dy kate nën dhe 

Fatmirësisht një zonjë është mundur të nxirret e gjallë nga pallati 6 katësh që është fundosur si pasojë e tërmetit në Durrës. Ndërkohë në këtë pallat dyshohet se kanë mbetur të bllokuar 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve kanë arritur të komunikojnë me forcat e shpëtimit.

Ora 13:19
'Instikti i mbijetesës' banorët e një pallati në Durrës, lidhin çarçafët dhe kacavirren nga ballkoni


Instikti i mbijetesës është 'arma' më e fortë që qënjet humane kanë në momente paniku e në tragjedi. Kështu i ka ndodhur anëtarëve të një familjeje në Durrës pas pallatit të rënë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Duke qenë se shkallët e pallatit u shkatërruan nga lëkundjet familja në fjalë, kanë marrë çarçafët i kanë lidhur të parvazi i dritares dhe përmes tyre janë zvarritur duke shpëtuar.

Ora 12:54
Dy vëllezër nga Kosova nën rrënoja, ambasadori: Shpresojmë mos ketë tragjedi


Nait Hasani, ambasadori i Kosovës në Shqipëri ndodhet në Durrës pas informacioneve se nën rrënoja janë dy edhe vëllezër nga Kosova.  “Ne kemi informacion se janë dy vëllezër, shpresojmë që të mos ketë tragjedi. Nuk kemi të dhëna sa persona nga Kosova mund të humbur jetën. Ende presim që të ketë të mbijetuar, por e përcjellim situatën” tha ai.

Ora 12:51
Dyshohet për dy studente dhe një familje që mund të jenë nën rrënoja në Durrës (VIDEO)

Te zona e Kënetës në Durrës dyshohet për dy studente që mund të kenë mbetur në rrënojat si pasojë e shembjes së godinës ku qëndronin. Një banor i zonës tha për Report Tv se ‘dy studente mund të jenë brenda, ishin me qira, nuk dihet nëse kanë dalë’ tha ai. Po ashtu një familje dyshohet se është bllokuar po në Kënetë, ndërsa mes tyre mësohet se ka edhe emigrantë që kishin ardhur nga Italia.

 

Ora 12:03
Pallati në Durrës zhytet 2 kate nën dhe! Dy persona arrijnë të komunikojnë, dyshohet për dy të tjerë nën rrënoja

Një pallat në Durrës është fundosur më shumë se një kat nën dhe, si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Pallati i fundosur është në lagjen nr.6 të Durrësi, ku në të janë shpëtuar dy persona të cilët janë dërguar në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ky pallat i zhytur nën dhe është arritur të komunikohet me dy prej personave që janë brenda, ndërsa dyshohet se nën rrënoja janë edhe dy të tjerë.

Ora 11:34
Një pallat në zonën e plazhit në Durrës rrezikon shembjen, shkëputen kollonat (VIDEO)

Një pallat në zonën e plazhit rrezikon shembjen për shkak të tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin. Ai ka shkëputje të kolonave duke nisur që nga kati i parë.

1574764526_termetidurres.jpg

Ora 11:00
Bombol gazi 250 litra në bodrumin e hotelit të njohur të prekur nga tërmeti në Durrës (VIDEO)

Në hotel Lubjana në Durrës i cili u prek nga tërmeti është vënë gjendja e alarmit jo vetëm për pasojat ndaj lëkundjeve të fuqishme sizmike, por për shkak të alarmit që ka ngritur pronari i këtij hoteli. Në bodrumin e tij ndodhet një bombol gazi 250 litra, e cila mund të rrezikojë të shpërthejë duke marrë parasysh që me lëkundjen 6.4 ballë në orën 03:55 të mëngjesit, nuk janë ndalur pasgoditjes. Policia vuri perimetrin e sigurisë, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat zjarrfikëse duke e vënë situatën në kontroll.

Ora 10:50
Tjetër viktimë nën rrënoja, nxirret një mashkull i pajetë tek hotel 'Miramar' në Durrës

Nga Ministria e Mbrojtjes është konfirmuar zyrtarisht edhe një person i vdekur nga tërmeti. Trupi i pa jetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miramar" në Durrës nga forcat komando, ndërsa raportohet se është viktima është mashkull. Kështu, kjo fatkeqësi natyrore, e çon në 12 numrin e personave që kanë humbur jetën deri në këto momente ndërsa operacionet për shpëtimin e të gjallëve nënë rrënoja vijojnë.

Ora 10:35
Nën gërmadha ende të bllokuar dy kosovarë! Si ishte dhe si u rrafshua nga tërmeti hotel 'Tropikal' në Durrës

1574760701_siishtesiube.jpg

Ajo çfarë ka mbetur nga hoteli Tropikal që u shemb ditën e sotme në Durrës, janë vetëm gërmadhat. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij hoteli si ka qenë ndërkohë që tashmë kanë mbetur vetëm mbetjet inerte. Në këtë hotel janë arritur që të gjenden të gjallë dy vëllezër kosovarë të cilët kanë mbetur  të bllokuar për disa orë në pjesën e korridorit të hotelit të rrënuar.

Ora 09:10
Vila ndahet më dysh, shpëtojnë mrekullisht familjarët në Durrës

Një vilë në zonën e plazhit pranë Urës së Dajlanit në Durrës është ndarë më dysh, por fatmirësisht në këtë rast nuk janë shënuar viktima.

Ora 08:41
Bëhen të gjallë dy kosovarët nën rrënojat e 'Hotel Tropikal' në Durrës, i dërgojnë mesazhet vëllait të tyre

Dy vëllezërit kosovarë të bllokuar nën rrënojat e hotel "Tropikali" kanë komunikuar me mesazhe më vëllanë e tyre në Kosovë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se vëllai nga Kosova i ka komunikuar policisë se ka qenë në kontakt me dy vëllezërit e tij para pak minutash. Ata vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja ndërsa policia vijon përpjekjet për të bërë mundur nxjerrjen e tyre të gjallë.

Ora 08:35
VIDEO - Si u shkatërruan dy super-biznese në Durrës..Një vilë e anuar, dy kolona hoteli të 'shtypura'

Në qytetin e Durrësit veç banesave e pallateve të dëmtuara, kanë pësuar goditje nga tërmeti edhe disa biznese të rëndësishme në zonën e plazhit. Të tilla janë edhe kjo vilë dhe ky hotel në zonën bregdetare. Vila Verde është anuar totalisht ndërsa hoteli tjetër ka pësuar çarje në pjesën e sipërme që duhet edhe nga zhvendosja e kolonave.

Ora 08:34
Balluku për Report Tv: Një familje me 9 persona nën rrënoja në zonën e Kënetës në Durrës! Qytetarët të mos bllokojnë rrugët me makina

Ministrja e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se në zonën e Kënetës në Durrës, një familje me origjinë nga Dibra, me mbiemrin Lala, e cila përbëhet nga 9 pjesëtarë, ndodhet nën rrënojat e banesës së tyre që është shembur.

Balluku bën me dije se në këtë zonë janë disa banesa të shembura. Ministrja ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Durrësit që të mos përdorin makinat e tyre, pasi kanë bllokuar rrugën e ambulancave dhe mjeteve të shpëtimit.

" Familja Lala nga Dibra janë nën rrënoja. Në zonën e kënetës në Durrës. Ka patur edhe lajmërime për viktima. Por dua të bëj thirrje. Qyteti i Durrësit është i bllokuar dhe po bllokohen edhe ambulancat. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Durrësit të mos përdorin makinat pasi janë bllokuar të gjitha akset e  qytetit. Vështirësi në hyrjen e ambulancave dhe makinave të rënda për të punuar. Është hapur pallati i Sportit për të gjithë personat në nevojë. Zjarrfikëset janë në teren. Në zonën e kënetës ka disa ndërtesa, por tashmë është vetëm familja Lala me 9 anëtarë nën rrënoja. Supozojmë që janë 9 anëtar nën rrënoja pasi është familje me 9 anëtarë." tha Balluku.

" Aeroporti është funksional. Nuk ka patur dëme. Thjeshtë dëme të vogla. Fluturimet janë normale." është shprehur më pas ministrja.

"Ata që kalojnë në Tiranë Durrës, Në mbikalimin e Shkozetit është bllokuar nga ARRSH. Po shikohen të gjitha Urat në vend për të shmangur tragjedi. Duhet të ekzaminojmë, ura e mbikalime. Të dukshme dëme nuk ka por duhen kontrolluar. Dëmet më të mëdha janë në Durrës, Thumanë. Kemi reaguar që në momentin e parë dhe shpresojmë të shpëtojmë sa më shumë jetë." ka përfunduar Balluku.

Ora 08:26
Policia vijon kërkimet në hotel 'Mia Mare' në Durrës, dyshohet për persona të mbetur nën rrënoja (VIDEO)

Policia vijon kërkimet në rrënojat e hotel Mia Mare në Durrës. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se nën rrënoja mund të ketë persona të dëmtuar nga tërmeti, por ende nuk konfirmohet nëse ka apo jo viktima.

Ora 08:20
Policia apel të rëndësishëm për qytetarët në Durrës

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me automjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Ora 08:17
Nxirren dy trupa të pajetë tek vila Palma në Durrës!

Nxirren dy trupa të pajetë tek vila Palma në Durrës. Shkon në 7 numri i viktimave.

Ora 07:12
Tërmeti 'hap një derë' në një pallat në Durrës (VIDEO-FOTO)

Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Shijak ka shkaktuar dëme të shumta materiale në Durrës. Disa pallate kanë pësuar çarje të shumta. Nga fotot e mbërritura në redasinë e Report Tv, duket se nga dëmet është çarë pallati në përmasat e një dere.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja