Ballanca reagon për videon skandaloze në Librazhd: E turpshme! Gazetarët nuk duhet të fshihen pas portaleve prej lirisë së medias

Ballanca reagon për videon skandaloze në Librazhd: E turpshme! Gazetarët nuk duhet të fshihen pas portaleve prej lirisë së medias

1653996335_ballancaa.JPG

Avokatja e Popullit, Endira Ballanca ka folur për videon skandaloze që qarkulloi në mediat online ku cënohet e drejta e lirisë dhe privatësisë e një vajze të re në Librazhd. E reja shfaqet e zhveshur në dhomë ndërsa prindërit e burrit me fqinjët i bëjnë ‘gjyqin’ teksa e akuzojnë për tradhti. Pamjet janë bërë virale dhe mediat duke shkelur etikën kanë publikuar edhe video të pacensuruar.

Për këtë Ballanca ka folur në Komisionin e Ligjeve duke thënë se gazetarët duhet të raportojnë fakte konkrete dhe të dinë se kanë përgjegjësi, jo të bëjnë artikuj dhe të jenë të sigurt se fshihen pas portaleve e nuk i prek ligji.

“Sa i përket ligjit për lirinë e medias, mendoj që të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm para ligjit. Nëse një person ka një portal nuk mund të pretendojë se është e drejta e tij për tu fshehur pas portalit për shkak të lirisë së medias. Secili person nëse e shkel lirinë e medias duhet të jetë i regjistruar dhe të shkojë në gjykatë ashtu siç shkonte një gazetar që shkruante në shtypin e shkruar me emër dhe mbiemër. Ne nuk mund të jemi të papërgjshëm. Është tjetër gjë të jesh i pacënueshëm, duhet të jesh i përgjegjshëm, të shkruash gjëra të vërteta, të ndash opinionin nga fakti. Gazetarët duhet të raportojnë faktin korrekt pa kufizime. Të identifikohen personat pas portaleve, por duhet ta dinë që e kanë detyrimin që të jenë përgjegjës. Sigurisht që qeveria dhe shumë vende të tjera duhet të çojnë në gjyqe gazetarët me shumë kujdes. Qytetarët sot kanë mjete të kufiuzuara për këtë çështje”, tha Ballanca.

Ndër të tjera, ngjarjen në Librazhd e cilësoi si rast të turpshëm dhe tha se në shoqërinë shqiptare është i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin ndryshe. Ndaj thotë se duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit.

“Shoqëria shqiptare vazhdon të mbetet shoqëri e dhunshme. Unë që vitin e parë në fjalën e drejtuar Kuvendit kam deklaruar se dhuna do të sjellë një ashpërsim të gjuhës edhe në nivele të tjera te të rinjtë. Nuk jemi rritur në një ambient të tillë dhe prapë jemi bërë të dhunshëm. Vazhdon të mbetet i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin e tij ndryshe. Për rastin e djeshëm mendoj se është rast i turpshëm, është një rast që na tregon se duhet të marrë fund vlerësimi i personave në përgjithësi dhe grave në veçanti për shkak të seksualitetit të tyre. Gjithçka ne jemi sipas shoqërisë shqiptare formëzohet nga seksualiteti. Unë e mirëpres që edhe ju të keni ndonjë kërkesë konkrete por marrëdhënia jonë me komisionerin është e shkëlqyer për bashkëpunimin”, tha Ballanca.

Kujtojmë se e reja 20-vjecare, e vendosur në një cep të dhomës, e zhveshur dhe e pambrojtur, akuzohej nga vjehrrit se po tradhtonte djalin e tyre, që ndodhej jashtë në emigracion. Por, si të mos mjaftonte kjo, të gjitha ofendimet dhe aktet e dhunës ndaj saj, u xhiruan përmes një video, e cila u bë virale nga mediat online duke shkelur etikën, por edhe duke shkelur rëndë dinjitetin e së resë dhe të drejtën e saj për privatësi e liri.


Lajmi kryesor:

Avokatja e Popullit: Gjendja në komisariatet e Tiranës katastrofike, biruca çnjerëzore! Drejtori Nano nuk pranoi bllokun e ri të dhomave të sigurisë prej kushteve


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?