Avokatja e Popullit: Gjendja në komisariatet e Tiranës katastrofike, biruca çnjerëzore! Drejtori Nano nuk pranoi bllokun e ri të dhomave të sigurisë prej kushteve

Gjendja e komisariateve në vendin tonë nuk është aspak e sigurt. Këtë e kanë treguar rastet e fundit kur një i ri i dha fund jetës duke u vetëvarur me litarin e bluzës ndërsa një tjetër i vuri flakën qelisë dhe për pasojë humbi jetën. Këtë shqetësim e ka ngritur avokatja e popullit, Endira Ballanca në Komisionin e Ligjeve, ku e ka cilësuar ‘katastrofike’ gjendjen e komisariateve në Tiranë ndërsa thekson se të ndaluarit mbahen në kushte çnjerëzore.  

Por drejtorët e komisariateve nuk kanë se si të veprojnë pasi ka mbipopullim dhe kushtet e sigurisë janë të dobëta. Një rast që zbulon Ballanca është blloku i sigurisë i ndërtuar në Tiranë që nuk është marrë ende në dorëzim nga drejtori i policisë Gledis Nano pasi nuk përmbush kushtet e sigurisë. 

Por në një vëzhgim të Report Tv brenda ambienteve të brendshme të Bllokut të Sigurisë, që do të presë të ndaluar e të arrestuar duket se do të zgjidhet njëherë e mirë ngërci i mbipopullit në Komisariatet e Tiranës. Janë 66 dhoma që do të presin të ndaluarit dhe arrestuarit në një investim i cili synon të jetë i sigurtë, jo vetëm për administratën që do të punoj por edhe personat që do të sillen këtu, deri para daljes në gjykatë.

Godina e re është e pajisur me ashensor, me kamera sigurie, me salla mbledhjesh, sistem alarmi e më gjerë. Katet 2 dhe 3 janë parashikuar të kenë dhoma mjeku, intervistimi, ambiente për veshjet e ushqimet për të ndaluarit. Nuk dihet për cilat kushte sigurie flet Ballanca dhe nëse drejtori i policisë Gledis Nano ka bërë refuzim para se Blloku i Sigurisë të ishte në këtë gjendje apo për këto aktuale.

“Sa i përket gjendjes në heqjen e lirisë të rastit 26 marsi dhe 4 maji. Gjendja në komisariatet e Tiranës në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria. Kemi pasur raport që janë mbyllur dhomat e sigurisë prej kushteve të këqija dhe kur ne kemi shkuar për inspektim i kemi gjetur të hapura. Edhe gjatë pandemisë, iu hiqej liria njerëzve sepse protestonin dhe futeshin brenda në komisariate, në kushte që merrnin virusin. Pra me zero kushte. Prej 3 vitesh në Tiranë është ndërtuar blloku i ri i dhomave të sigurisë, që do të zgjidhë qëndrimin e sigurisë në kushte dinjitoze me një kapacitet tjetër, dhe me kushte të tjera.

Dhe aty kemi një problem, duhet të merrni masa sepse është bërë një investim pa menduar. Duhet të kishte përfunduar dhe ky boks i ri nuk ka elementë sigurie në përputhje me ligjin, me të drejtë drejtori aktual i policisë, kur ka shkuar për të marrë në dorëzim objektin, ka refuzuar, sepse nuk ka elementë të sigurisë. Kemi 7 muaj që qytetarët jetojnë në kushte skandaloze në dhomat e sigurisë, ai tjetri humbi jetën në Kamëz për shkak se personi që duhet të kishte parë elementët e sigurisë. Kemi kërkuar ndjekje penale edhe për këtë.

Lekët hidhen dhe investimi në rastin konkret nuk po çon aty ku duhet të çonte, është një problem jo i vogël për Tiranën. I mirëkuptoj edhe kur thonë, ku t’i çoj? A mund të thojë shefi i komisariatit nuk kam ku t’i fus. Diku do të shkojnë këta njerëz, në rastin e Kamzës psh, i kam thënë janë në kushte cnjerëzore, si ka mundësi t’i fusim në biruca drejtori më ka thënë ‘Ku t’i çoj? Jam i detyruar’. Pra në fund të ditës problemi thelbësor që mbetet është se investimi që u bë…Unë kam bërë takim dhe me zotin Nano për këtë çështje”, u shpreh Ballanca.

Kujtojmë se me 4 maj, Ilvi Meta, 31 vjeç vari veten me litarin e bluzes. Viktima është identifikuar si Ilvi Meta, i cili ishte arrestuar mesditën e kësaj të mërkure. I riu akuzohej për një vjedhje të ndodhur në 2 prill në një banesë në Kavajë për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Denoncimi ishte bërë nga pronari i banesës që jetonte jashtë vendit, pasi kishte mësuar që i ishte vjedhur banesa.

Ndërsa rreth një muaj më parë, në 28 mars të këtij viti, një 26-vjeçar i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi jetën, teksa 2 të tjerë mes tyre dhe një polic u asfiksuan. Hetimet zbuluan se 2 punonjësit e policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi nuk respektuan procedurat për të ndaluarit në Komisariatin e Kamzës duke i lejuar që të mbanin në qeli një çakmak me vete, që shkaktoi një ngjarje me pasoja të rënda.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Ballanca reagon për videon skandaloze në Librazhd: E turpshme! Gazetarët nuk duhet të fshihen pas portaleve prej lirisë së medias

1653996335_ballancaa.JPG

Avokatja e Popullit, Endira Ballanca ka folur për videon skandaloze që qarkulloi në mediat online ku cënohet e drejta e lirisë dhe privatësisë e një vajze të re në Librazhd. E reja shfaqet e zhveshur në dhomë ndërsa prindërit e burrit me fqinjët i bëjnë ‘gjyqin’ teksa e akuzojnë për tradhti. Pamjet janë bërë virale dhe mediat duke shkelur etikën kanë publikuar edhe video të pacensuruar.

Për këtë Ballanca ka folur në Komisionin e Ligjeve duke thënë se gazetarët duhet të raportojnë fakte konkrete dhe të dinë se kanë përgjegjësi, jo të bëjnë artikuj dhe të jenë të sigurt se fshihen pas portaleve e nuk i prek ligji.

“Sa i përket ligjit për lirinë e medias, mendoj që të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm para ligjit. Nëse një person ka një portal nuk mund të pretendojë se është e drejta e tij për tu fshehur pas portalit për shkak të lirisë së medias. Secili person nëse e shkel lirinë e medias duhet të jetë i regjistruar dhe të shkojë në gjykatë ashtu siç shkonte një gazetar që shkruante në shtypin e shkruar me emër dhe mbiemër. Ne nuk mund të jemi të papërgjshëm. Është tjetër gjë të jesh i pacënueshëm, duhet të jesh i përgjegjshëm, të shkruash gjëra të vërteta, të ndash opinionin nga fakti. Gazetarët duhet të raportojnë faktin korrekt pa kufizime. Të identifikohen personat pas portaleve, por duhet ta dinë që e kanë detyrimin që të jenë përgjegjës. Sigurisht që qeveria dhe shumë vende të tjera duhet të çojnë në gjyqe gazetarët me shumë kujdes. Qytetarët sot kanë mjete të kufiuzuara për këtë çështje”, tha Ballanca.

Ndër të tjera, ngjarjen në Librazhd e cilësoi si rast të turpshëm dhe tha se në shoqërinë shqiptare është i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin ndryshe. Ndaj thotë se duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit.

“Shoqëria shqiptare vazhdon të mbetet shoqëri e dhunshme. Unë që vitin e parë në fjalën e drejtuar Kuvendit kam deklaruar se dhuna do të sjellë një ashpërsim të gjuhës edhe në nivele të tjera te të rinjtë. Nuk jemi rritur në një ambient të tillë dhe prapë jemi bërë të dhunshëm. Vazhdon të mbetet i ulët niveli i kuptimit të tjetrit për mendimin e tij ndryshe. Për rastin e djeshëm mendoj se është rast i turpshëm, është një rast që na tregon se duhet të marrë fund vlerësimi i personave në përgjithësi dhe grave në veçanti për shkak të seksualitetit të tyre. Gjithçka ne jemi sipas shoqërisë shqiptare formëzohet nga seksualiteti. Unë e mirëpres që edhe ju të keni ndonjë kërkesë konkrete por marrëdhënia jonë me komisionerin është e shkëlqyer për bashkëpunimin”, tha Ballanca.

Kujtojmë se e reja 20-vjecare, e vendosur në një cep të dhomës, e zhveshur dhe e pambrojtur, akuzohej nga vjehrrit se po tradhtonte djalin e tyre, që ndodhej jashtë në emigracion. Por, si të mos mjaftonte kjo, të gjitha ofendimet dhe aktet e dhunës ndaj saj, u xhiruan përmes një video, e cila u bë virale nga mediat online duke shkelur etikën, por edhe duke shkelur rëndë dinjitetin e së resë dhe të drejtën e saj për privatësi e liri.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leko: 31/05/2022 12:24

    A mund ta mbroje popullin nje prostitute hajdute e ndyre....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur