Balla-opozitës: Ejani në Kuvend për Reformën Zgjedhore, Luli e ktheu PD në kinostudio 'Babalesh'

SARANDE - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socilaiste në qytetin e Sarandës. Të pranishëm në këtë takim ishin zv. kryeministrja, Senida Mesi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deputeti Alket Hyseni si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.

Dua t'i them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryezën politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, në funksion të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transfozuara në amendament të kodit zgjedhorë. Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marësh pjesë në Kuvend, të ndërpresësh bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane. Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në kodin zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë rekomandime të OSBE/ODHIR. Ne jemi të gatshëm të testojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qellim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjërë në 2021.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Përsa i përket reformës në drejtësi, Balla theksoi se Partia Socialiste për reformën në drejtësi nuk negocion me askënd, sepse ajo ka hyrë tashmë në drejtimin e pakthyeshëm. Duke folur për aksionet politike të PS-së, Balla nënvizoi se kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës duhet të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, duke qenë prezent.

Ne duhet të fokusohemi tek dy aksione të rëndësishmë politike që kemi marë e që kanë të bëjnë me një llogaridhënie të pushtetit vendor, jo siç bëmë përsa i përket llogaridhënies së qeverisjes qedrore në çdo njësi administrative. Kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës do të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, mjafton që ne të jemi prezent. Vëmendja jonë është vetëm për njerëzit, nuk kemi kohë për të humbur për të pasur vëmendjen tek kasetat e Lulit. Luli e ka shndërruar PD-në në një minikinostudio të vogël, e cila mund të prodhojë vetëm kaseta. Sapo ka filluar shbërja e “babale1”, “babale 2” u zhbë pa filluar akoma.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Sa i përket procesit të hapjes së partisë, Balla tha: “Ne do ta hapim PS-në këtu në Sarandë, kemi plot djem e vajza të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Camera: 07/10/2018 20:45

    TREGO camerat QE te te besoj me OSE to je vet urdheruesi I DHUNES PER XHESIELEN.DHE TI JE NE DIJENI PER EUROT NE MAKINEN E SOTES DHE TI JE ORGANIZATORI I VJEDHJEVE TE VOTAVE NE ZONEN E ELBASANIT .TI JE I DYTI PS TAHIRIT PO TANI JE I PARI PER SHERBIMET QE I BEN RAMES .ZOTI TE VRAFTE ATA QE I DO ME SHUME DHE MOS GJEC PAQE PER MENYREN SESI PO MENAXHON JETET E NJEREZVE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie