Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla  iu përgjigj opozitës lidhur me akuzat se fondacioni Hanns-Seidel po largohet nga vendi për shkak të qeverisë. Nga Foltorja, në përgjigje të komentit të Tritan Shehut, Balla kujtoi se vendi ynë aktualisht gëzon marrëdhëniet më të mira më Gjermaninë ndonjëherë. Ai kujtoi vizitat ndër vite të kancelarëve, duke filluar nga Angela Merkel e së fundmi të Friedrich Merz.

“Pa harruar nivelin më të mirë historik të marrëdhënieve që Shqipëria ka sot me Gjermaninë, e vërteta është që kancelarët gjermanë zyrtarisht e kanë vizituar Shqipërinë pas 2013, duke filluar me vizitën historike të 8 korrikut 2015 të Merkel në Tiranë dhe për të vijuar më pas edhe me një mik të vyer si kancelari Olaf Scholz dhe së fundmi sapo ishte emëruar në detyrë Friedrich Merz. Pa harruar edhe kryeministrin e Bavarisë. Kështuq q thënë të gjitha këto zoti Shehu, meqë ngrite këto shqetësime, sot Shqipëria e Gjermania kanë nivelin më të lartë të marrëdhënieve bilateriale. Na takon ne si kuvend të rivendosim dhe të vazhdojmë kuadrin e mirë të marrëdhënieve ndërparlamentare ne të gjitha nivelet. Sapo të sjellë edhe grupi i PD emrat e grupit të miqësisë në konsituojmë grupet e miqësisë që edhe në këtë aspekt, Bundestagu e ka një grup miqësia me vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjermania mbetet partneri ynë kryesor brenda vendeve të BE, por është vendi i parë sa i përket financimeve të drejtëpërdrejta. Di që është mbi 1.2 mld euro me projektet e fundit që do kalojmë shkojnë përtej financimeve direkte të Gjermanisë. Ajo që ka ndodhur në vitet e fundit, për shkak të angazhimit personal të Ramës, kemi raport tëngushtë edhe me landet. “, tha ai.

Mes të tjerash, ai ironizoi PD-në duke përmendur fondacionin Konrad Adenauer.

“Po mirë këtu ku e kemi ne se Fondacioni Konrad Adenauer punon me ju. O është mërzitur fondacioni me partinë tuaj se s’kemi ndonjë faj këtu. O është mërzitur se të shkretët harxho pafund dhe ju s’bëheni”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për Ballukun! Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën: Po i bën presion drejtësisë! PS: Çështja në Kushtetuese