Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, nga Kuvendi pyeti deputetët opozitarë se përse nuk e përmendin raportin e DASH  për pastrimin e parave. 

Sipas tij, raporti në pjesën për Shqipërinë përmend aferën e privatizimit të klubit Partizani nga dhëndri i Berishës.

"Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave. Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas', tha ai. 

Balla deklaroi se e ka kallëzuar Sali Berishën për korrupsion, prandaj i duhet të përballet dhe me 'baltën që vjen prej tij'.

"Më ka akuzuar i pari juaj se kam bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi. Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vëmë emër. Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s'do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi." deklaroi Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)