Ballauri: Delijorgji i Gërdecit do të
ndërtojë te barakat e Romëve

Ballauri: Delijorgji i Gërdecit do të<br />ndërtojë te barakat e Romëve
TIRANË - Kritika të ashpra, të drejtpërdrejta ndaj qeverisë aktuale, ndaj asaj që pritet të vijë në pushtet, ndaj gjithë shoqërisë shqiptare për indiferentizëm ndaj romëve ka bërë kryetarja e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, e ftuar sot në studion e "A1 Report" për të analizuar pikërisht situatën e përshkallëzuar ndaj romëve, që kërkojnë t'i shpërngulin nga banesat e tyre te "Rruga e Kavajës" në kryeqytet.

Ballauri ndër të tjera ka bërë të ditur se sipas punonjësve të shoqatë që drejton, të cilët kanë qenë në vendngjarje, pronari i tokës ku banojnë romët është Mihal Delijorgji, sipërmarrësi i dënuar për tragjedinë e Gërdecit. Sipas Elsës, edhe pse policia ka shkuar për të mbrojtur romët, pasi ka folur me Delijorgjin, u është drejtuar sërish romëve, duke u thënë se “Delijorgji ka të drejtë”.

DELIJORGJI PRONARI I TOKËS, POLICIA MBROJTI DELIJORGJIN
"Nuk u ndodha në Tiranë në konfliktin te Rruga e Kavajës. Policia vajti dhe nuk bëri asgjë. Pronari që e ka marrë, Delijorgji, është personi që ka pronën në posedim, sipas infove që kanë kolegët e mi. Ai i ka larguar njerëzit. Policia ka biseduar me të dhe më pas u ka thënë njerëzve "duhet të dilni se ai ka të drejtë".
 
MOSVËMENDJE NDAJ QYTETARIT
"Kemi mosvëmendje gjithmonë e më tepër ndaj qytetarit. Njerëz që shpërngulen, duke vepruar sipas disa ligjeve strikte, teknike, që duhen zbatuar, por jo duke shkelur ligjet humane. Nuk po rregullojmë marrëdhënien e shtetit me individin në aspektin e të drejtave të njeriut, duke e respektuar atë", ka thënë Ballauri.

PËR ROMËT VETËM FLITET, NUK BËHET GJË
Më tej ajo ka shtuar se "rasti i romëve është një veprim i jashtëzakonshëm dhe shumë flagrant. I kemi pasur këto të përsëritura dhe të çudit përsëritja, se si nuk ka një rregullim, por ndodhin me të njëjtin intensitet, shkallë diskriminimi, pafytyrësi, inat dhe siguri. Me të njëjtën siguri shkelen ligjet, dhunohet jeta e tjetrit, nuk respekohen të drejtat me sigurinë më të madhe. Nga ana tjetër flasim për integrimin, parimet. Dhe thonë se për romët po bëhet diçka. Në fakt, thjesht po thuhe, por nuk ka zgjidhje të problemit".

MEDIAT JAPIN VETËM INFORMACION, NUK KANË DEBAT
"Edhe mediat kanë përgjegjësi në këtë rast. Nuk duhet vetëm informacion. Ka vetëm ngjarje, raste që shfaqen. Mungon një sensibilizim i mirë, ngacmim të vetë medias, të një debati. Jepen ngjarje false, të sipërfaqshme, aspak serioze për nivelin e sigurisë apo pasigurinë në Shqipëri. Nuk ka një ngacmim njerëzor, që vjen nga vetë individët, përfaqësues të mediave, shoqërisë shqiptare. Kjo tregon lidhje të ngushtë, historike në kulturën shqiptare të diskriminimit që kanë shqiptarët".

DUHET TË REAGONTE EDHE QEVERIA QË DO TË VIJË
"Qeveria që do të vijë është një lloj opozite. Le të veprojë si opozitë. Nuk është si jao loja, e kam unë radhën e topit dhe meqë e ke ti do pres ty. Nuk bëhet fjalë për këtë. Duhet sensibilizim i të gjithë aktorëve, edhe i një deputeti që s’ka lidhje me atë zonë. Është pjesë e shoqërisë dhe duhet të ngrërë zërin".
 
PUSHTETI LOKAL DUHET TË PARASHIKONTE Ç'DO TË NDODHTE
"Pushteti lokal duhet të ishte i roganizuar për të parashikuar çfarë do të ndodhë. Që këta që rrezikohen nga mungesa e strehës, të strehohen. Nuk është e drejtë. Me dhjetëra raste që kanë ndodhur në Shqipëri duhet ta kishim rregulluar administrativisht dhe plotësuar këtë lloj shërbimi. Kemi të bëjmë me diçka edhe më të rëndë; një komunitet që historikisht është margjinalizuar.
 
NUK KA REAGIM, SE KA INTERESA TË FUQISHME
"Nuk ka reagim, sepse interesat janë të fuqishme me sa duket. Nëse mendojmë se korrupsioni apo tarafllëku, mungesa e shtetit në Shqipëri po trashëgohet nga një qeveri në tjetrin është mungesë e madhe shprese dhe zhgënjim i madh. Politikanët veprojnë në këtë formë, indiferentizimi i tyre është solidar me atë të qeverisë. Kjo është e keqja. Ne kemi një diskriminim të të gjitha palëve. Nëse do kishte ndodhur me një gazetar, të njohur, biznesmen, do kishte tjetër reagim. Romët janë në fokusin e diskriminimit. Edhe heshtja është diskriminim. Ka reagim të dobët, përveç Avokatit të Popullit, asnjë shoqatë asnjë individ nuk ka ngritur zërin dhe nuk ëhstë bashkuar fuqishëm apo nuk ka përdorur median fuqishëm. Është shumë vonë shtatori. Nuk ka rastmë ekstrem se sa ky dhe një reagim i një aksioni momenti do ishte e vetmja mënyrë për të rregulluar gjërat. Në mes të temperaturave ka pleq, fëmijë, 37 familje që vuajnë në rrugët në qendër të kryeqytetit", tha Ballauri.

NE SHQIPTARËT PO EGËRSOJMË SHPIRTIN
"Ka një xhest të munguar të institucionit, humanizmit edhe të njerzillëkut dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Më jep një provë tjetër që ne shqiptarët po egërsojmë shpirtin. Kjo vetëm dëm na bën. Një dëm më i madh se sa statusi".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot