VIDEO/ ‘Ballëm Sulltani’, pelegrinazhi i bektashinjve në Martanesh, Kryegjyshi Botëror: Rinia të mos e braktisë Shqipërinë

Qindra besimtarë bektashinj u mblodhën në Martanesh për pelegrinazhin e përvitshëm të ‘Ballëm Sulltanit, i cili festohet çdo 29 qershor. 

"Veç për mirë ardhshim në këtë vend, I marrshim uratën. Kam ardhur çdo vit dhe kam parë mirë nga ky vend" thotë një besimtar.

Një tjetër tregon se vjen nga Tirana dhe ky është viti i 20 që bëhet pjesë e pelegrinazhit.

"Në këto kohë kemi më shumë nevojë ti rikthehemi vendlindjes" tregon ai.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dha nje mesazh për të rinjtë.

"Familjet tona të jenë të shëndosha. Thirrje rinisë të mos lërë këtë vend të bekuar. Zoti na dhëntë mirësinë, na largoftë çdo të keqe," thotë Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kryetarja e re e Bashkisë Bulqizë, u shpreh optimiste për investimet në zonë Prej vitesh, vendi i shënjtë i ‘Ballem Sulltan’ frekuentohet nga besimtarë të shumtë të cilët gjejnë gjejnë shërimin e tyre shpirtëror.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bagu: 30/06/2023 18:02

    Baba Mondi, fol me kta vëllezërit në Tiranë ta ulin pak tonin e zërit, dhe të knojn shqip se na myten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari