Balliu denoncim për dhunë në Bregun e Lumit: Armiku i policisë janë qytetarët

Teksa ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një denoncim për shefin e Komisariatit nr.4 për dhunë gjatë përplasjeve në bregun e Lumit, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama po i kthen policët në armiq të shqiptarëve teksa fabrikon prova për të pafajshëm. Balliu deklaroi se nuk ka asnjë rrugë tjetër veç një revolte mbarëkombëtare.

"Ka efektivë policie që janë të detyruar të zbatojnë urdhrat. Sot armiku i policisë  së shtetit për faj të Edi Ramës janë qytetarët shqiptarë. Është një krizë politike dhe ekonomike. Sot vazhdon akoma në punë shefi i komisaritatit nr. 4 i cili është parë me zë dhe figurë duke dhunuar një vajzë, prova të cilat unë i paraqita sot në Prokurori. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç një revolte mbarëkombëtare. Ju i keni parë plot raste si qytetarët janë dhunuar barbarisht. Kujtojmë këtu dhunën ndaj Said Dollapit. Ne kemi depozituar këto prova, policia duhet të bëjë atë që duhet të bëjë. Policia thërret si të pandehur vetëm ne dhe mbyll hetimet për çështje konkrete. Policia është kthyer në një laborator që fshin njollat e narkotrafikantëve", deklaroi Balliu.

VIDEO e dorëzuar nga Balliu në Prokurorinë e Tiranës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXEP HAJDAR KASAP LEKA: 31/05/2019 12:24

    Ore shikoni se çfar fytyre të poshtër ka çuni i fari

    Përgjigju
  • undheti: 31/05/2019 12:16

    ik or pler...

    Përgjigju
  • Populli: 31/05/2019 11:25

    Të ngre dorën kush është ai këllëf K.. që beson dhe mendon si ky Këllëfi K.. T djali i Spiunit të komunizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen