Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes.
Ai shoqërohej nga avokati i tij Dorian Matlija.
Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Pas ndërhyrjes së parë në QSUT, 28-vjeçari nga Elbasani u dërgua për trajtim të specializuar në Itali, ku qëndroi për rreth tre javë. Ai u kthye në Shqipëri në mesin e nëntorit.
Ndërkohë, Prokuroria është ende në pritje të përgjigjes së letërporosisë drejtuar autoriteteve italiane për materialin e gjetur në syrin e 28-vjeçarit. Përgjigjja nga Italia pritet të ndihmojë në identifikimin e objektit që shkaktoi plagosjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.







Komente
Komento