Ish-deputeti Klevis Balliu ka zbuluar sot një mesazh që sipas tij i ka dërguar ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Balliut, ministrja i kishte kërkuar vlerësimin për cilësinë e shërbimit, pas një vizite që ai kishte bërë në një nga zyrat e transportit rrugor në Tiranë. Ndërkohë që përgjigjen ministres, Balliu i PD-së ia dha nga Unaza e Re.

Postimi i plotë i Klevis Balliut
Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.

Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjtë e Unazës së Re.

Ministrja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap së bashku me banorët e Astirit.

DONI TË DINI VLERËSIMIN?

000000000000000

Duam DREJTËSI për Unazën e Re.

Duam DREJTËSI për aferën.

ANULLO projektin

ANULLO projektin