Balliu nga protesta e Astirit: Nuk i hiqet asnjë gërmë kontratës së PD me banorët! Aty ku po prishen shtëpitë nesër do bëhen kulla (VIDEO)

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka deklaruar nga protesta e Astirit se PD do të mbajë fjalën për kontratën me banorët dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit.

"Ky projekt ka shkatërruar dhe jetët e qytetarëve duke shkatërruar shtëpitë për ndërtimin e kullave të pushtetarëve dhe oligarkëve. Nesër do të jepen leje ndërtimi mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve. Asnjë germë nuk i hiqet kontratës së PD me banorët dhe ata do të paguhen cent për cent dhe përgjegjësit do dërgohen para ligjit. Prishjet janë bërë pa asnjë letër. Këta punojnë në errësirë. Këta ligjin dhe qytetarët i kanë armiq. Këtij pushtetit të korruptuar dhe droguar po i vjen fundi. Banorët e Unazës së Re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin, por armiku u tyre është pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i tyre është që të përplaset qytetarët me policë. Sot po i vidhet prona dhe shtëpia këtyre banorëve. Ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeveria po vjen dhe po shkatërron pronat. Si vazhdohen hetimet ku nuk janë mbyllur hetimet. Çfarë do të hetojë SPAK kur shkatërrohen provat", u shpreh Balliu.


Lajmi kryesor:

IKMT aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në Astir, banorët nuk krijojnë përplasje! Devijohet trafiku (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'