Balliu protestoi,ish-diplomati Çejku:
Ramën e ke çdo ditë përballë

Balliu protestoi,ish-diplomati Çejku:<br />Ramën e ke çdo ditë përballë<br /><br>
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, komentoi në studion e Report Tv mbledhjen e parë të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, sot në Pogradec. I ftuar në Report Tv, ish-ambasadori Çejku u ndal te protesta e Partisë Demokratike në Pogradec, teksa po zhvillohej mbledhja mes Ramës dhe homologut të tij, Zoran Zaev.

Diplomati kritikoi anëtarët e PD për këtë protestë, duke thënë se nuk ishte vendi i përshtatshëm. Duke iu drejtuar direkt deputetit Klevis Balliu, si pjesëtar i kësaj proteste, Çejku tha se ai e ka përballë çdo ditë kryeministrin, ndaj dhe tubimi i sotëm ishte jashtë kontekstit.

“Është jashtë kontekstit, jashtë formatit, mund të ketë hapësira të tjera për të protestuar. Vendi nuk ishte i përshtatshëm për të bërë protesta. Deputeti e ka përballë çdo ditë kryeministrin për të bërë protesta”, tha ish-ambasadori Çejku. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve