Ballkani i Hapur/ Berisha: Rama mbron Serbinë nëpër samite! Jam gati të shkoj në çdo organizatë të diskutoj! Shumëzon qytetarët me zero

Me banorët e Ersekës, Berisha foli për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë teksa hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i shumëzon qytetarët me zero dhe se kombi është në rrezik.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.

‘U desh lufta në Ukrainë që Kosova të kuptojë që Kosova është në kufirin e tij në Ballkan. Kurse ky vazhdon mbron Serbinë nëpër samite. Një njeri edhe i pamend, se ua siguroj që luftë Serbia me NATO-n, s’bën kurrë. Jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre dhe të diskutoj me ta, sepse ky shumëzon me zero qytetarët e Shqipërisë. Ky thotë bujqësia po lulëzon, ndërkohë që tokat s’kanë të mbjella.’

Ka shndërruar qeverinë në makineri të tmerrshme mashtrimi. Për rrugën Korçë- Kolonjë në 2018 u tha se do të përfundonte vitin e ardhshëm, rruga vijon akoma dhe shton paratë në xhepat e tyre.
Bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepa e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 e ca mln euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, shumë më e lirë se ç’ishte në fillim të luftës. Këtu është akoma e shtrenjtë. 250 ton naftë futen kontrabandë. jemi në një situatë ku shqiptarët po braktisin vendin në mënyrë masive. SA duhet ti dalim zot vendit apo të pajtohemi me këtë rrokullisje.- tha Berisha.

Ai tha më tej se kjo qeveri nuk pyet as për socialistët e ndershëm.

“A jemi në rrezik me një qeveritar të tillë. A pyet kjo qeveri për socialistët e thjeshtë e të ndershëm, jo demokratët. Jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre, të ulem me ta, të diskutoj me ta. Këto që bën ky janë shumëzim me zero i qytetarëve shqiptarë. Këtyre i shkatërron fermat çdo ditë, ky thotë bujqësia po lulëzon”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu hidhi akuza ndaj Ramës ku sipas tij ky i fundit po merr eksporte me çmime të larta nga Serbia të cilat janë plehra kimike. 

'E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta. 
Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!”

Kujtojmë se Opozita ka dalë kundër Ballkanit të Hapur, teksa ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se 'çdo marrëveshje e nënshkruar në kuadër të kësaj nisme do të hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
VIDEOLAJM/ Kolonjari 'çmallet' me Berishën: Kemi ngrënë në një kazan bashkë në Kavajë! Kam qenë anëtar i PPSH si ti!

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Por, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor.

“Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sot nuk kam asnjë interes politik. Por do të jap disa mendime. Po ju ndjek për atë arsye që keni thënë se do të bëjmë një ekonomi sovrane. Ekonomia liberale e mbylli ciklin.

I duhet të korrigjoni dy gabime që keni bërë vetë. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.

Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe. E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim”, tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 11/09/2022 13:59

    TE TERE ATO QE BEJNE VAJTJE ARDHEJE ME TRU GOMERI NE HAPËSIRAT E MEMES SHQIPERI-SJANE GJE TJETER PËRVEÇ SE I ÇIK SHERBETOR TE TRAPÇARESVE TE SERBIT...SALES I'A MARSHIN TE KEQEN..SALA ESHTE ÇUN I MEMES SHQIPERI...ME FITOREN OPOZITËS ME NE KRYE S.BERISHEN BALLKANI I HAPUR MER FUND,KJO ARMIQTĒ I FUT NE SIKLET....TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.

    Përgjigju
  • aleksadros: 11/09/2022 06:11

    cfare gati je ti o sali,ate qe i ke bere ti shqiperise sja ka bere asnje politikan ato gabimet e tua na cuan 100 vjete prapa

    Përgjigju
  • Loku: 10/09/2022 23:45

    Po te kujtohen uzinat qe prodhonin plehrat kimike qe i shkaterrove.

    Përgjigju
  • Piculi: 10/09/2022 19:33

    Mos e permend serbine ti qe i cove arme o njeri i keq o felliqesire

    Përgjigju
  • Sino: 10/09/2022 19:32

    Edhe po i mbrotji kushurinjt e tu mbron o i pafytyre

    Përgjigju
  • Luan: 10/09/2022 14:37

    Skizofreni shqiperise mendon se do te ulet njeri me te ne bisedime sa komik qe eshte

    Përgjigju
  • Alban: 10/09/2022 14:34

    Per cfare do flasesh ti? ste ka mbetur per te folur asgje pervec se kush eshte shteti i rradhes qe do te shpalle non grata

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/09/2022 14:14

    YYYYYYT rrace karagjiçësh........

    Përgjigju
  • visi: 10/09/2022 13:36

    Non gratat nuk i pranon njeri sepse jane hajdut dhe kriminel.

    Përgjigju
  • meti: 10/09/2022 13:32

    Ky kur ska ku kapet fillo i bi ne shpulla

    Përgjigju
  • goni: 10/09/2022 13:26

    ballakni i hapur duhet te behet sa me perpara se me kete krize qe po vjen o zot na ruaj

    Përgjigju
  • Dori: 10/09/2022 13:07

    Ti je non grata nga te gjitha krahet madje edhe ne banjot publike je non grata dmth i vdekur.

    Përgjigju
  • sindi: 10/09/2022 12:56

    vetem brockulla je mesuar te flase o sale po ik andej

    Përgjigju
  • kleo: 10/09/2022 12:55

    ky berisha eshte i rrjedhur na e shpifi

    Përgjigju
  • Filani: 10/09/2022 12:11

    Ne presim qe ti te vdesesh nje dite e me pare qe te jemi qetesi,ti thua jam gati te shkoj te flass…kush loqen te fton me ty?Sho fol ne Iran e Azerbajxhan. Hajduti i akuzuar prej teje, po te pret ne londer…Iliri iliri ouuu harrova qe ti dhe ne Angli ke tituj e ste lejohet hyrja

    Përgjigju
  • Ben: 10/09/2022 11:54

    Hahahaha,ky eshte i modh fare,Jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre dhe të diskutoj me ta-thote.Nderkohe qe Salen nuk e pranon asnje shtet ne bote,pervec Korese se Veriut.I forte fare,dhe e hajne foltoristet kete muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat