“Ballkani i Hapur”, Komisioni i Rithemelimit të Berishës: Rama po i shërben në mënyrë të verbër projektit serbo-rus dhe antishqiptar

Edhe një herë tjetër Komisioni i Rithemelimit të Berishës ka dënuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Ohër të cilat sipas zëdhënëses Floriana Garo janë shërbim i projektit serbo-rus dhe anti shqiptar.

Sipas Garos “duke mos njohur dhe banalizuar me tallje e nënqeshje, gjenocidin dhe masakrat ndaj qindra e mijëra boshnjakëve, kroatëve, malazezëve e vëllezërve tanë në Kosovë, viktima të spastrimit etnik serb, Edi Rama dëshmon një mungesë respekti jashtë çdo imagjinate ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit”.

“Edi Rama, me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vuçiç-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje, të asaj çka është një tentative rishkruarje të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur. Refuzimi i dyfishtë i Edi Ramës për të votuar në Parlamentin Shqiptar dy rezoluta që dënojnë gjenocidin në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus, anti-shqiptar. Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov sipas së cilës, “Ballkani i Hapur” është një projekt që gëzon mbështetjen e plotë të Rusisë, duhet të jetë një kambanë alarmi për çdo shqiptar dhe Ballkanas mbi rreziqet dhe agjendën e vërtetë të kësaj nisme. I njëjti rrezik vjen dhe nga pjesëmarrja e pajustifikuar dhe rolin e errët në këtë Samit të djalit të George Soros. Askush nuk e di se me cilin status eshte prezent në të njëjtën tavolinë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë”, u shpreh Garo.

Sipas zëdhënëses së Berishës Partia Demokratike refuzon në mënyrë kategorike çdo projekt që kërkon të zëvendësojë Nismën e Berlinit dhe integrimin Europian me projekte që rivendosin hegjemoninë ruso-serbe në Ballkan.

“Partia Demokratike e Shqipërisë rikujton gjithashtu se pavarësia e Kosovës dhe fuqizimi i saj si shteti i pavarur vjen mbi çdo agjendë bashkëpunimi rajonal. Çdo vendim-marrje e Edi Ramës që cenon Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, është një vendimmarrje anti-shqiptare. Në këtë drejtim, vijimi normal i procesit të Berlinit dhe të integrimit Europian për çdo vend të Ballkanit konsiderohet si e vetmja rrugë drejt një të ardhme të paqtë në Ballkan”, përfundoi ajo.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Rama i përgjigjet Berishës: Të thuash ‘Ballkani i Hapur’ është nismë ruse, është njësoj si të thuash BE është Jugosllavia e re

1654689778_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se Ballkani i Hapur është një nismë ruse.

‘Unë nuk flas asnjëherë për opozitat shqiptare të Shqipërisë nuk jam në Shqipëri, është parim. Të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njëlloj sikur të thuash që BE është Jugosllavia e re.’- tha Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare